Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

MSc. Dhurata Nixha

Psikologe

Studimet bazike i mbaroi pranë Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet post diplomike në University of Sheffild.

Ka mbaruar specializimin për Psikoterapi Pozitive  në  International Academy of Positive and Trans-cultural Psychotherapy & Ëiesbaden Academy of Psychotherapy dhe një specializim tjetër në  Psikoterapinë Familjare, të organizuar nga International Family Therapy Association & Kosovo Health Foundation.

Dhurata ka përfunduar trajnimin për shërbime të këshillimit online dhe është çertifikuar nga University of Sheffield. Ajo punon si eksperte në ueb faqën këshilluese për të rinjë nukjevet.net nga Shtatori i vitit 2011.

Aktualisht punon pranë organizatës “Save the Children” në Tiranë..

Dhurata Nixha ka punuar me projekte të ndryshme psikosociale në “Children for Tomorrow” si dhe me të rinjët përdorues të substancave psikoaktive në Qendrën Mediko Psikoterapeutike “Labyrinth”. Përvoja e saj në fushën klinike shtrihet në punën me fëmijë me çrregullime emocionale, çiftet me probleme martesore dhe marrëdhëniet familjare jo të shëndetshme.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.