Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

MSc. Enkel Bulica

Psikolog

Psikoterapist psikanalitik nën supervizim, që prej vitit 2016 i është përkushtuar fushës së psikoterapisë, vlerësimit dhe këshillimit psikologjik në praktikën e tij private. Që prej kësaj kohe ai është specializant në Psikoterapinë Psikoanalitike, në kërkim të Certifikatës Europiane të Psikoterapisë. Fushat e tij të interesit në lëmin e Psikoterapisë përfshijnë trajtimin e psikopatologjive dhe mbështetjen në periudhat tranzicionale për të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët. Diplomuar në vitin 2004 si “Psikolog Klinicist” pranë Universitetit të Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në “Administrimin e Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë” pranë Universitetit të Tiranës. Ai ka përvojë të gjatë në vlerësimin, trajtimin dhe fuqizimin psiko-social të të rriturve dhe adoleshentëve në kontekstin e drejtësisë penale. Anëtar i Urdhrit Shqiptar të Psikologut dhe i Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.