Ekspertët

MSc. Erduan Kllobucishta

Psikolog

Erduan Kllobuçishta është psikolog me origjinë nga Maqedonia, por me banim në Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet në vitin 2010-2012 në fushën e psikologjisë e në Universitetin e Tiranës (Fakultetin e Shkencave Sociale) si dhe Master Shkencor (MSc.) në drejtimin Psikologji Shkollore dhe Organizacionale. Sa i përket përvojës profesionale në fushën e psikologjisë, këshillimit, ai ka disa vite përvojë pune. Në 2011-2012 ka qenë në paraburgimin IEVP Durrës, si psikolog (psikolog forenistik). Puna dhe përgjegjësia e tij në këtë institucion ka konsistuar në shqyrtimin e dokumentacionit për çdo të dënuar, testimin, vlersimin si dhe mbështetja psikoterapeutike të pacientëve brenda spitalit të paraburgimit. Pa harruar të përmend faktin se një rol vendimtar në përvojën e tij ka luajtur dhe të qënurit pedagog në Universitetin Aleksandër Moisiu (Filiani I Peshkopisë) për një periudhë gati tre vjeçare. Gjetja e potencialeve të çdo studenti ka qenë pika kyçe në modelin e tij të ligjërimit. Të qenurit konsulent në fushën e organizatave të huaja (Helping Hands USA), si kordinator rajonal për Maqedoninë, duke ofruar mbështetje psiko-sociale fëmijëve Sirian dhe fëmijëve pa njërin prind, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe të qenurit trajnues në institucionet edukim-formues, e ka bërë që puna e tij të sjell një përvojë në dobi të komunitetit dhe vlersimin e fenomeneve në mënyre reale dhe profesionale.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.