Ekspertët tanë

që janë në dispozicionin tuaj

MSc. Sabina Tahsimi

Psikologe

Sabina Tahsimi punon si psikologe pranë spitalit Hygeia. Ajo ka shumë vite përvojë në praktikën e këshillimit dhe psikoterapisë me klientë në kontekste e problematika të ndryshme (si : fëmijë në situatë rruge, fëmijë autikë, të rinj LGBT, pacientë në dializë, pacientë terminalë, etj) në institucione dhe organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit (si : qendra mjekësore-edukative Kastalia në Zvicër, World Vision, Streha LGBT etj). Ajo ka përvojë në mësimdhënie pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Z. Tahsimi mban titullin punonjëse sociale nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe titullin Master i Shkencave në Psikologji nga Universiteti i Gjenevës, si dhe Çertifikatën Shqiptare në Psikoterapi (ÇSHP) nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë. Aktualisht ajo po formohet si analiste grupi pranë Institutit të Analizës së Grupit në Londër.

Bëj pyetjen tënde

Ju rekomandojmë që kur te parashtroni pytjen të merrni kohë ne formulimin e saj, dhe të cekni disa nga informatat më poshtë : Çka është duke ju shqetësuar,  kur ka ndodhur apo filluar ngjarja, kë e ka përfshirë, si ka filluar problemi, çfarë ju brengos më së shumti lidhur me situatën, a jeni munduar të zgjidhni vet këtë problem, dhe nëse po, si?

*Kjo faqe moderohet nga administratori prandaj pyetjet nuk do të postohen menjëherë.
*Të përzgjedhurit e ekspertit jo domosdoshmërisht e garanton marrjen e përgjigjes nga i njëjti ekspert.