Këshilla/Blog

Adana 11.09.2019

Pershendetje e nderuar doktoresh jam e martuar nene e dy femijeve kam nje martes te qet por ca muaj nuk po ndihem mire kam marramendje shume me humbe koncentrimi po ndihem shume e ngarkuar psiqikisht dhe gjumin nuk e beje te rehatshem nganjher me kap dhe si ankth me duket se spo muj me mar frym rrahje te shpejta te zemres dhe shume pa dsiponim e lodhur gjate tere kohes kam bere analiza te gjitha me kan dal mire

  1. MD, MSc. Azra Kraja says:

    E dashur Adana,
    Te falenderoj qe na shkruan dhe ndan me ne shqetësimin tend. Nese mundesh te përgjigjesh per pyetjet
    me poshte do te me ndihmoje te kuptoj me shume per situaten tend: Ky shqetesim ka filluar disa muaj
    me pare, si? Te ka ndodhur ne te shkuare apo te shfaqet tani per here te pare? Pse tani, ka ndonje
    ngjarje apo ndryshim ne jeten tende me te cilen mund ta lidhesh shfaqjen e ankthit? Çfarë perpjekjesh
    ke bere per ta menaxhuar? Si lidhet stresi dhe ngarkesa ne jeten tende me kete qe po kalon?
    Simptomat qe përshkruan lidhen me ankthin dhe eshte e rendesishme qe te kuptosh sa me shume te
    mundesh sa i perket kesaj. Trajtimet e zakonshme jane me mjekime qetesuese ne kombinim me
    psikoterapine dhe nese ke mundesi te gjesh ndihme te tille do te ishte ideale. Ne pritje te pergjigjes
    tende te uroj me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.