Këshilla/Blog

Anonymous 23.03.2020

Pershendetje do te doja te me ndihmoni.Jam nje djal 18 vjec dhe kam gati 2 muaj qe me ka kap ankthi.Me duket se do me kapi ndonje semundje e rende ose vuaj nga ajo.Per CDO simptome qe kam jam I fiksuar ta klikoj ne internet dhe kur lexoj semundjet behem shum keq.Njeher mendoj se vuaj nga nje semundje njeher nga nje tjeter.Me ka humbur oreksi qaj shpesh.Ose jam semure ose me ka smur interneti qe nuk rri dot pa lexuar per semundjet e renda.Ju lutem ndonje keshille

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nga pershkrimi i shqetesimit kuptoj qe je duke kaluar nje periudhe te veshtire dhe sfiduese emocionalisht. Duke marr ne konsiderate dhe gjendjen aktuale ne gjithe boten, ankthi ndaj shendetit eshte nje shqetesim deri diku i natyrshem dhe i kuptueshem, por fakti qe je duke e perjetuar ne nivele relativisht te larta eshte dicka qe duhet kuptuar. Ankthi ne vetvete eshte nje gjendje emocionale qe ka si ide qendrore “mundesine qe dicka e keqe do te ndodh” nderkohe qe rreziku real eshte me i vogel sec mendohet, ose ndonjehere mungon teresisht. Kjo gjendjde pasigurie dhe ankthi mund te kete burime nga me te ndryshmet. Do doja te flsinim bashke mbi faktoret qe mund te kene ndikuar ne fillimin e kesaj gjendjeje para dy muajsh. Cfare ka ndodhur ne jeten tende qe mendon se te ka bere me te ndjeshem nda frikes per shendetin? Mendoj qe eshte e rendesishme te ndalemi se bashku per te kuptuar me mire faktoret qe te kane influencuar dhe te kuptojme menyrat qe mund te perdoresh per ta menaxhuar kete situate.

    Duke qene se dhe ti vete e ke identifikuar qe lajmet dhe leximi ne internet te ndikon negativisht, te ftoj te mundohesh te limitosh leximin e simptomave apo semundjeve te ndryshme. Informacionet mbi smundjet qe gjenden ne internet jane informacione qe si fillim jane mjaft tenike dhe kur e merr per te mireqene permbajtjen e tyre qe shume here mund te jete dhe e gabuar ne varesi te burimit te informacionit prej te cilit po zgjedh te informohesh) rrezikon te besh interpretime te gabuara. Une te keshilloj fuqimisht te konsiderosh “nje diete te re” informimi pasi dukshem ndikon negativisht ne gjendjen tende emocionale. Mundohu te perqendrohesh tek trupi yt dhe te mundohesh te kuptosh nese je duke perjetuar nje shqetesim real, apo je nen ndikimin e frikes dhe ankthit se mos ndoshta e ke kete shqetesim.

    Pertej ketyre keshillave praktike mendoj se duhet te ekspolorojme sebashku burimin fillestar te ankthit. Ja pse do te doja te dija prej teje se cfare faktoresh te tjere jane ankthndjelles ne jeten tende ne kete periudhe? Ndoshta marredheniet me miqete, partnerja/partneri, prinderit apo dicka tjeter. Ne kete menyre mund te krijojme sebashku nje te kuptuar me te gjere te gjendjes tende te pergjithshme qe eshte duke te bere e jesh i shqetesuar vazhdimisht. E mirepres nje pergjigje. Te uroj gjithe te mirat.

    Perzemersisht,
    Dorina

  2. Anonymous says:

    E kan kalu pothujse krejt edhe vet une , te sugjeroj mos perdor internet

  3. Anonymous says:

    Kte gjendje e kam edhe une qe para nje viti qe kalova nje abort me duket sikur nje shqetesim te vogel te kem kam nje semundje te keqe. Kur lex ne internet simptomat e semundjeve behem me keq. Kam ber terapi me nje psikologe dhe ajo me ka qetesuar shum. Tani qe po ndodh kjo situat me virisin mua me duket sikur i kam te gjitha simptomat qe thin mjeket ne fakt un mosmbushjen me frym e kam nga ankthi dhimbjen e trupit nga kortizoli qe leshon trupi ama kam nje gje te mir qe ushqimin nuk e lej asnjeher pa ngren edhe nese nuk me pelqen ushqimi do cohem do gatuaj dicka qe mua me pelqen dhe dua ta ha plus me vitamina/ magnezium complex dhe cajra bimor.

  4. Anonymous says:

    Ckemi ,
    Té njejten gje qe ti Po kalon une kam gati 2 vite qe Po perjetoj . Sidomos vitin s pare isha fiksuar me faktin Qe kisha dicka té keqe ne trup . Pafund vizita dhe analiza . Sot nuk e kam me ate mendim , iku kaloi . Per fat te keq e gjithe ajo gjendje imja kaloi ne shume simptoma fizike . Truri truri komandon trupin . Nje keshille nga dikush si ti ; te lutem hiq dore nga kerkimi i simptomave ne internet . Eshte gjeja me e keqe qe mund té besh ne té tille rast .

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.