Këshilla/Blog

Esti 16.10.2019

Pershendetje doja te me ndihmoni per te qartesuar dhe qetesuar veten. Gjat procesit te punes mu bllokua frymarja me zor merja fryme syte mu mbushen me lot dhe trupi me djers te ftohta,para nj 10 diteve kjo gje. Pardje duke hecur ne trotuar krejt i vetem mu perserit e njejta gjendje. Me eshte dashur ne te dy rastet te mar frymarje te thella reth 10min qe te risjell frymarjen ne normalitet. Do me ndihmonte shume keshilla juaj.

  1. Jehona says:

    Loqkë un spe di sakt a panik atak a qka. Un kom hek shum me frymemarrje ne fillimet e mia te qrregullimeve te ankthit . ZOTI e di qka kom hek.
    Ama tkisha keshillu shko tek nje psikologe.
    Mu mka nimu psikologia tash ma.sum.ka ndodh.
    Najher mvjen si ndjesi ne fyt disi. Amo muj me.menagju meniher mlargohet besom ko.met ndimu shum. Ishalla je mire ????????

  2. Esti says:

    Faleminderit shume per keshillen! Edhe mua shume her me behet nje lemsh ne gjoks. Duhet te filloj te menaxhoj frymemarjen me mire nuk e di, gjithmon e kam pasur pengesen ne frymarje por si keto dy her qe kam shpjeguar me siper sme kishte ndodhur ndonjeher. Sa her e kujtoj direkt merzitem si do qe mund te jet ndjesia ne ato momente…

  3. Denisa Ndreka says:

    I dashur Esti,
    Nga se përshkruan, episodet ngjajnë me ataket e panikut. Por fillimisht, për të përjashtuar cdo shkak shndetësor që mund të sjellë shqetësime të ngjashme, do të të sugjeroja të takoje një mjek. Dhe nëse cdo gjë është në rregull, atëherë mund të kemi të bëjmë me atake paniku. Ataket e panikut nuk janë të rrezikshme, por janë ndër përvojat më të frikshme të përjetuara.
    E megjithëse nuk janë të rrezikshme për jetën, cikli I
    panikut tenton të bëhet më I qëndrueshëm nëse nuk kërkohet ndihma në kohë. Nëse përsëritet më shpesh dhe bëhet pengesë për funksionimin e përditshëm, për cilësine e jetës, tako një psikolog. Terapia është shumë efektive në trajtimin e atakeve të panikut.
    Faleminderit që ke shkruar dhe mos hezito të më shkruash sërish nëse ke nevojë.

    Denisa NDREKA, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.