Këshilla/Blog

Ami 09.09.2019

Pershendetje jam Ami jam 18 vjece dhe doja te dija cfare po ndodh me mua .para 3 muajsh mu krijua nje ndjej sikur nk arija te merja dot frym u vizitova dhe isha shum ne rregull me than qe ndoshta e kam ankth po ky ankth avash avash nk po me le te fle sa her shtrihem per te fjet ne dark nuk mundem mendoj sikur do vdes Kam shum frik sa mbyll Pak syt trembe …nuk mundem te fle mendoj se po fjeta do vdes disa her me ndodh qe dhe mund te ri gjith naten zgjuar …

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje Ami,
    Faleminderit që e ke ndarë shqetësimin tënd me ne. Ajo që po të ndodh duket si gjendje ankthi. E kuptoj që nuk e ke të lehtë të jetosh me ankth të vazhdueshëm, pasi ankthi të pengon në jetën e përditshme.
    Shoh që ankthi yt po të afekton edhe gjumin. Kjo e bën edhe më të lodhshme, pasi të duhet të rrish zgjuar edhe gjatë natës, për shkak të frikës së lidhur me mendimet nga vdekja. Ankthi bëhet konsumues, të merr energjitë pak nga pak.
    Ti ke shkruar që kjo gjendje ka filluar para 3 muajsh. Pse mendon se ka filluar atëherë? Çfarë ka ndodhur në atë periudhë? Përveç analizave a ke kërkuar ndihmë nga dikush tjetër? A ke folur me familjarët e tu?
    Më vjen mirë që nuk ke asnjë problem shëndetësor deri më tani. Mirëpo, ankthi nuk duhet nënvlerësuar, pasi ai të konsumon pak nga pak dhe mund ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore. Nëse nuk trajtohet, mund të sjellë vështirësi të tjera. Ana mendore/ psikologjike dhe ajo fizike janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj, të sugjeroj të konsultohesh me një mjek psikiatër dhe një psikolog për më tej, në mënyrë që të fillosh ta trajtosh ankthin tënd.
    Para se të vendosësh për një konsultë për të marrë ndihmë specifike, bisedo me dikë të afërt, që të mos e përjetosh vetëm këtë gjendje. Ndërkohë, përpiqu të krijosh një rutinë dhe të bësh aktivitete çlodhëse gjatë ditës.
    Je e mirëpritur të na shkruash sërish në çdo rast.
    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak!

    Përzemërsisht,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.