Këshilla/Blog

Anonim 06.10.2019

Kam nje problem me belbezimin. Kur jam ne publik ose me bejn pyetje ndjej nje shtrengim te kraharor dhe nuk mundem te nxjerr pergjigjen qe me kerkohet. Sidomos numrat e kam te veshtire ti them. Me ndihmoni cfare duhet te bej?

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,
    Belbëzimi mund të fillojë herët në jetë. Po ty, kur të ka filluar dhe a ke kërkuar ndihmë të mëparshme?
    Pra, prej sa kohësh po të mundon? A të ndodh kjo vetëm kur je me njerëz të tjerë të pranishëm? A ndodh me njerëz të panjohur, apo edhe me të njohur? A ka persona në familjen tënde me të njëjtin shqetësim?
    Belbëzimi mund të vijë për arsye gjenetike, por edhe të lidhet me ankthin apo vështirësi emocionale.
    Mendon se mund të lidhet me ankthin në rastin tënd? Apo ndjen se ka edhe faktorë të tjerë kontribues?

    Meqë ke pyetur drejtpërdrejt se çfarë duhet të bësh, ajo që mund të bësh është të na tregosh disa gjëra më tepër, që të të kuptojmë më më mirë. Dhe më pas, do të shohim bashkë se çfarë mund të bësh më tej.
    Gjithë të mirat,
    Lediona

    1. Anonim says:

      Belbezimi me ka filluar heret. Un jam 25 vjec. Nuk e mbaj mend veten ndonjhere te mos kem belebezuar. Por me perpara nuk eshte se e kam ndjer fare. Keton2 vitet e fundit me eshte ber shume shume e veshtir. Po ka persona ne familje qe belbezojne. Ne momente qe un jam me njerezbqe njoh jam krejt normal. Dmth belebezoj ne disa fjale qe fillojne me bashktigngellore por ja dal te flas . Ndersa ne persona qe nuk i njoh nuk kam mundesi as te prezantohem ndjej nje ankth dhe mendoj cfare do i them si do ja them etj. Mirpres pergjighen tuaj. Faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.