Këshilla/Blog

S 16.09.2019

Pershendetje,jam 20 vjeçe.Ka disa vite që vuaj nga ankthi,atak paniku dhe dispnea,por kohët e fundit mendoj se jam në një faze depresioni,edhe pse nuk mund ta percaktoj une një diagnoze të tillë.Kjo gjendje e jemja mendoj se nisi nga mungesa e afektit (dashurisë) dhe perkujdesjes nga ana e prinderve,kjo gjë ndikoj negativisht tek une persa i perket vetrrespektit dhe vetbesimit,kjo ndikon ala sot sepse nuk jam në gjendje ta duaj veten.Gjate ketyre viteve nisa te shfaqja disa simptoma që u diagnostifikuan me një komplikacion në mushkëri,nuk u merzita shumë thjesht pesha e rendë që mbaja çdo ditë mbi shpatullat e mia behej çdo ditë e me veshtire per t’u perballuar.Nisa të kem luhatje të shpeshta humori,frikë dhe mos deshirë per të jetuar,ndjeva zbrazëti në vete sa per një kohë të gjate pas atij stresit nuk arrjia të ndjeja më asgje.Keshtu që nisa te konsumoj substanca narkotike,më saktë metamfetamina dhe konsumimin e duhanit në menyre të tepert (rreth 40 cigare në ditë).Kohët e fundit me ka humbur kenaqesia,durimi,dhe shpresa që do jem mirë.Kam kriza nervore,shpesh nga nervat qe kam me paralizohet një pjese e trupit(krahu,kemba),shpesh nuk jam koshient sepse kaloj ndoshta 3 ore të dites vetem dhe nuk jam ne gjendje t’shpjegoj se cfare bera gjate atyre 3 oreve,nuk fle dot maksimumi 4 ore ne dite,nuk ushqehem ne menyre të regullt (shpesh kalojne dhe dy ditë pa ngrene).
Nuk kam frikë nga vdekja por nga një jete e pakuptimtë dhe nuk hezitoj ta demtoj veten,
shpesh mundohem ti regulloj gjerat por driten në fund nuk e shoh asnjeherë,thjesht m’ka kaplu errësira dhe po me iken jeta nga duart pa e vene re.
Nese me ktheni pergjigje ju jam shumë mirënjohëse,
faleminderit!