Këshilla/Blog

Miskoj 17.10.2019

Eshte hera e pare qe provoj kete ndjesi.
Kuptova qe rash ne dashuri me 1 person qe e dua shume .
Ai pervec meje ka pasur me perpara meje nje vajze qe e ka dashur shume se akoma se ka harruar
cfare duhet te bej une ne kete rast?

  1. Anonymous says:

    Bëje që ta harroj, duke shkëlqyer vete në çdo aspekt, duke buzëqeshur dhe duke qenë pozitive dhe duke dashur veten me shume dhe jo atë. Mos e mendo veten duke u perpjekur per te harruarr ate, jepi mundesi te shprehet, mbeshtete, dhe mos gjyko, por jo të kthehet kjo biseda kryesore. Jepi kohë.

  2. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje,
    Të falenderojqë na ke kontaktuar. E kuotoj që mund të jesh duke kaluar një situatë të vëshitrë pasi të biesh në dashuri për herë të parë është eksperiencë që mund të të vendosi përball me shumë pasiguri dhe mungesë kontrolli. Por të dyja palët që janë pjesë e marrëdhënies kanë të
    kalurër e tyre dhe kjo është dicka e pashmangshme. Nëse ti mendon që je më e përfshirë emocionalisht se sa partneri yt mundohu të bisedosh me të mbi mënyrën se si të bën të ndihesh kjo gjendje. Mundohu të kuptosh nëse është thjesht hamendësim apo frikë e jotja apo partneri vërtet vazhdon të ketë ndjenja për vajzën me të cilën ka qenë më parë. Edhe nëse është kështu mundohu t’i bësh të ditur se si të bën të ndihesh kjo situatë dhe se si mund të gjeni një mënyrë për të ndërtuar dicka bashkë.
    Në marrëdhënie mënyra me e mirë për të ndërtuar intimitet është komunikimi me njëri – tjetrin prandaj të inkurajoi që me aq sa mundesh të shprehësh cka ndjen.
    Të uroj gjithë të mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.