Këshilla/Blog

01.07.2019

Jam Dona
Persh stafi nuk je vetem. Kam lindur per here te pare jame ne moshen 29 vjeqare. Kur vajza ime mbushi 6 jave nga lindja mu keqesu gjendja, mu zverdhave fytyra, me vinte ligeshti, veshtiresi ne frymarrje, me vini te vjellta. Pas nje kohe te shkurtut fillova te qaja, kisha frike se po vdisja dhz kush kujdeset per vajzen time. Imagjinoja vdekjen time, si vin njerezit, si qajne per mua. Me vini mendime katastrofale. Kisha frike te shkoja tek te aferit e mi, mos po semurem prap. Shkova tek nje neuropsikiater dhe vazhdova terapine me Lexam dhe Neurobetic. U permiresova shume nuk kam me mendime katastrofale. Por tash nje gje me preukupon shume. Kam frike te dal te shetis, frikohem se mos po me bjen mundim dhe po vdes ne rruge. Nga nje here ndjeresitem shume dhe me vin si te vjellta dhe si ligeshti. Desha te ju pyes a ka mundesi te jene efekte anesore te barnave si dhe mos po shoqerohem edhe nga ankthi. Neuropsikiatri me ka rekumanduar qe tash pas permiresimit te gjendjes ta nderpres Neurobeticin dhe te vazhdoj prap me Lexam dhe Fosfoglobin. Przs pergjigjei nga ju.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Çdo te mire!.

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Pershendetje Dona!

    Me vjen mire qe ke kerkuar ndihme. Gezohem qe gjendja jote eshte permiresuar dhe qe je ndjere me mire pas mjekimit. Terapia me barna ndihmon per te pakesuar simptomat, shqetesimet, mendimet negative etj. Po, ka efekte anesore, per te cilat te informon mjeku. Dhe eshte vetem mjeku ai qe percakton nese do e pakesosh sasine e barnave apo nese do vazhdosh me barna te tjera. Te sugjeroj qe te flasesh me mjekun per efektet qe ndien.

    Me vjen keq qe je shqetesuar pas shtatzanise, por kjo gjendje mund t’u ndodhe disa grave qe behen nena, sidomos disa jave pas lindjes. E rendesishme eshte te infomohesh, te kerkosh ndihme dhe mbeshtetje nga te afermit dhe te konsultohesh me nje mjek, siç ke vepruar ti, apo edhe me nje psikolog. Ndryshimet hormonale gjate dhe pas shtatzanise jane teper te medha. Ato sjellin edhe turbullime ne gjendjen emocionale dhe ne proceset e te menduarit. Ndaj, keto duhen vleresuar dhe trajtuar ne kohe.

    Nderkaq, perveç terapise me barna, nje gjendje e tille mund te trajtohet edhe me terapi psikologjike ose duke takuar nje psikolog. Shpesh, eshte shume e nevojshme te flasesh per shqetesimet, te behesh e vetedijshme per to, te kuptosh se nga mund te kene ardhur dhe me pas, te fuqizohesh per t’i perballuar.

    Po marredhenia me vajzen si eshte tani? Si ndihesh ne rolin tend si nene? A ke mbeshtetje? Si e ke te organizuar diten?

    Sa kohe ke qe po i perjeton shqetesimet e koheve te fundit? Kohezgjatja dhe intensiteti i shqetesimeve na ndihmojne te kuptojme sa emergjente eshte nevoja per ndihme. Nese ti ndjen se shqetesimet jane te medha dhe se po te pengojne ne jeten e perditshme, mund te flasesh me nje psikolog.

    Ke nje liste psikologesh te faqja jone qe mund te te ndihmojne ne çdo kohe. Jemi ketu per ty per te mbeshtetur dhe ofruar ndihme!

    Perzemerisht,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.