Eranda 22.01.2020
Prsh .desha te ndaj nje shqetesimin tim me ju. Jam nje vajze 23 vj .kamCa muaj kam dhimbje krahu dhe gjiri.kam bere eko mamo analiza por mir tera mkan dal .kam mar mjekim per gjirin por pa rezultat .jam shum gjithashtu dhe dhimbje kembe barku
gjithashtu veshtiresi ne frymemarje ne pjesen e fytit me eshte fryre ee ngurtesuar as smund ta leviz e qafen e koka me dhemb kur e prek e shkrihem. se di cka eshte ja shum ne stres e ankth ju lutem nje prgj ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Normalisht ne fakt,ne ketu mund te jemi thjesht bashkeudhetare te te njejtit problem por kursesi specialiste te fushes.Te pakten,ne kto site,gjejme kurajon te vazhdojme,e te shohim me qarte se nuk jemi vetem.Qenka njerezore dhe e shumeperhapur ,pra nuk ndodh vetem tek ne.Ankthi,sado qe me fjali duket dicka e lehte,fatleqesisht nuk eshte kur ajo humbet ekulibrin.E ne pastaj,vuajme pasojat.Sipas pershkrimit,duket se ke crregullim te ankthit.Nga ana tjeter,thua se,bera kontrolle gjiri e dole mire,por thia dhe se ke mare trajtim per gjirin por asgje ska regulluar.Eshte pak e cuditshme te mos keh asgje e te trajtohesh.Per cfare je trajruar kur ske gje!Gjithsesi,thone se,nqs cdo analize perjashton demtim patologjik,atehere kto lojera i ben ankthi,dhe nje hormon i trurit qe shperbehet kur ka qene per shume kohe nen trysnine e stresit dhe ngjarjeve te ndryshme.Ajo quhet,serotonini.Dhe eshte pwegjegjese e cdo “lemshi” ne trupin dhe mendjen tone.Te uroj,te gjesh sa me shpejt qetesine e duhur,sepse,” lufta” me ankthin eshte derrmues,por jo se nuk eshte i fitueshem..Na duhet durim dhe vendosmeri…
Përshëndetje e dashur,
Më vjen mirë që analizat dhe ekzaminimet të kanë dalë mirë. Nëse gjendja shëndetësore është në rregull, ne mund të dyshojmë për vështirësi emocionale. Shpresoj që ekzaminimet të kenë qenë të plota dhe t’i kesh kontrolluar të gjitha organet. Nëse është kështu, atëherë më lejo të të pyes për më tej nëse ka ndodhur ndonjë ngjarje negative këto kohë në jetën tënde, apo edhe më përpara. Si ka qenë jeta jote deri më tani? A ndjen se këto shqetësime që po përjeton mund të lidhen me ndonjë ngjarje në jetën tënde? Po ashtu, a ke bërë diçka për t’i adresuar shqetësimet përveç analizave? Uroj që të gjesh kohë dhe të reflektosh, përse jo, edhe të na shkruash sërish nëse dëshiron për të vazhduar më tej bisedën.
Të përshëndes dhe të uroj durim dhe vendosmëri për t’u përballur me gjendjen! Jo e vetme, por gjithmonë duke kërkuar ndihmë nga të tjerët.
Përzemërsisht,
Lediona