Këshilla/Blog

Kristi 09.10.2019

Pershendetje,une jam Kristiana jam 21 vjece e martuar dhe kam nje vajze.Nuk di nga tja filloj ne fakt sepse ndihem shume e ngarkuar psikologjikisht.Cdo gje ka nisur QE ne femijeri,mos te them qe ka qen si nje filem horror,kam jetuar ne fshat bashk me familjen time ne nje gjendje te keqe ekonomike dhe sikur kjo te mos mjaftonte dhuna luante rolin kryesor ne gjithe kete filem..kam punuar QE 8 vjece ndihmoja mamin tim ne pun fshati Duke qen edhe ne shkoll Isha shum e lodhur sepse edhe shkolla ishte larg por,nuk me lodhte kjo,me lodhte mendimi qe ne dark QE do shkoja ne shtepi do na priste im ate qe te bente turnin e tij te sherrit..mbaj mend nje Nate sapo ishim kthyer nga puna ishte dimer dhe ishte shum shum ftoht skishte as drita mami ndezi zjarrin QE te na gatuante she aty nis sherri une dhe motrat e mia Strukur ne nje divan aty pran prisnim te uritura te hanim,nuk zgjati shum dhe I ashtu quajturi baba godet me shqelem tenxheren dhe ajo derdhet,,Isha mesuar tashme me kete fakt por me shume kisha merakun e dy motrave te Mia se ishin me te vogla..kushedi as nete kemi fjetur pa ngren prej sherrit..na ka kaluar jeta duke patur frik se kur te ktheheshim nga shkolla do gjenim mamin ton Duke lar cimenton nga gjaku..Jan caste qe nk do ti harrojme kurre..kam arritur deri aty sa kur kam qen 16 vjece Mora thiken,do ta kisha vrar ne gjume..falenderoj zotin QE me kapi mami dhe me largoi qe aty..me shqeteson shume fakti QE po te mos kishte ardhur mami une do ta kisha vrar ndoshta mund te mos vdiste por une nuk do stepesha deri sa ai te kishte mar fund..per pak sa nuk u bera kriminele..koha kaloi dhe prinderit e mi me ne fund u ndan.babai I’m eshte I semur psiqik..tani jeton vetem,ndonjeher me vjen keq por pastaj me kujtohet gjith femijeria ime dhe me vjen neveri prej tij..tani jam mir kam krijuar familjen time te vogel.kam nje engjell qe e dua shum..dhe nje burre QE e dua dhe me do..por nuk jam e qet kam dhimbje koke te tmerrshme pothuajse dite per dite ,,me shqeteson akoma e kaluara ime..doja nje mendim