Këshilla/Blog

Përse 24.03.2020

Mirmrama shpresoj qe te jeni mir.
Kam nje problem qe doja ta ndaja me ju ne keto koh dhe dit te veshtira qe gjendemi, kam vuajtur qe 3 vite nga depresioni apo ankthi nuk di qfar ti them rreth frymemarrjes kam qen i kam ber te gjitha analizat laboratorike dhe te gjitha me kan dal mir super, kam qen mir deri ne diten kur e kam kuptuar qe ka hyr virusi tek ne dhe jam friguar shum se tepermi dhe un e kam problem se nese frigohem une nuk e mendoj ate gje por e mendoj frymemarrjen sepse e di qe me nxjerr probleme friksohem shum qdo dit qdo minut mendoj per kete virus dhe mendoj me vete mos vall jam prekur por un nuk kam pasur asnje kontakt me askend nga vendet e jashtme dhe nuk kam pasur asnje kontakt me asnje person te infektuar dhe muk kam asnje shenj hiq vetem se prej frikes apo nuk e di nuk ngopem ndonjeher me frym sepse qdo minut ment i kam tek frymemarrja apo mar mir fryme apo keq dhe kjo me shkakton tollovi ne kok dhe ndonjeher kur mar frym thell me gerhat ana e djatht dhe kur me gerhat mar mire frym me duket sikur me jam nxen me gjoks. Nuk ndjej veshtersi ne frymemarrje por vetem me duket se nuk ngopem mir dhe jam shum njeri vesvese n ekstrem per se tepermi dhe mendoj shum dhe te gjitha mendime te keqija dhe nuk jam mesuar te qendroj i mbyllur ne shtepi nuk di se qfar te bej mendoj kur do te hjeket kur do ti kthehemi normalitetit pot tani per tani mendjen e kam vetem tek frymemarrja dhe tek ky virus. Ju deshiroj pun te mbar dhe gjitha te mirat.

  1. Xona says:

    Persh e dashur mundohe me mendu veten dmth qe ka kalu kjo situat..seps ekno eshte vetem nje virus i thjesht…mos ke frige..mendoje veten duke ju folir njerzve duke i perqafu te gjithe tu ju uru qe kalou o zot shyqur.

  2. ankthi says:

    njejt edhe une ky virus na e ka kthy ankthin prap

  3. Fondacioni Together Albania says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që na ke shkruar dhe ndave me ne gjithë mendimet e gjendjet e tua në këtë situatë të vështirë.
    PO, është një situatë e vështirë dhe sfiduese por jemi të gjithë bashkë në këtë. Shpresoj gjithashtu se e ndjen se nuk je vetëm në gjithë këtë dhe i rrethuar me ndërveprim të mirë me persona të afërt, familjarë apo shoqëri (qoftë në kushtet kufizuese por edhe nëpërmjet formave online). Kjo është shumë e rëndësishme.

    Pandemia e virusit, situata aktuale kufizuese në kushte ende te papërcaktuara në kohë na vendosin mbi të gjitha në mobilizim por edhe në gjendje të ndryshme emocionale ku sic e përmend edhe ti nevoja për kontroll, për të kuptuar, për të zotëruar, për ti vendosur afat,
    do methënë nevoja për t’ja dalë bëhet shumë e madhe dhe na bën presion. Kur ndjejmë kaq shumë presion, trupi shpesh gjen përgjigjet më të duhura në këto raste duke u shprehur në shenja të frymëmarrjes jo të mirë, frikës etj. Thuhet se ndonjëherë “trupi e di më mirë, se sa mendja”

    Në radhë të parë, më vjen mirë që po tregon kujdes për të mos u infektuar dhe kjo është dicka për të cilën duhet të ndihesh shumë mirë me veten.
    Është gjjithashtu e vërtetë që duke qenë se rritet frika, pasiguria, stresi, nevoja për tu përshtatur ndryshe, këto mund të amplifikohen në rast se kemi kaluar gjendje ankthi ose depresioni në të kaluarën.
    Megjithatë nga letra jote nuk arrij të kuptoj shumë qartë në rast se je pas diagnostikuar me ankth ose depresion nga ekspertë .Në rast se jo, do të ftoja ta shikoje situatën pak më realisht edhe për gjendjet që mund të kesh kaluar.
    Gjithsesi e kuptoj që është e vështirë dhe që rritet ankthi. Në letrën tënde ti përmend disa gjëra që mendoj që mund të adresohen dhe të menaxhohen ndryshe, vecanërisht pasi shoh te ty një nevojë shumë të madhe për të kuptuar dhe për ta kapur si situatë.

    Ti përmend tre gjëra, që nuk je mësuar të rrish brenda në shtëpi kaq gjatë, që mendon gjithë kohës për virusin dhe se për ty është problematika frymëmarja.
    A nuk mendon se duhet të bësh dicka për ti adresuar pikërisht këto që i ke shprehur shumë qartë?
    Qëndrimi në shtëpi është kufizues vecanërisht nqs kemi patur një jetë aktive jashtë. Kjo kërkon një adaptim të ri të rutinave, vendosjes së objektivave të thjeshtë gjatë ditës, të marrurit me aktivitete krijuese apo dicka që na pëlqen, të vazhduarit e punës në rast se është e mundur, aktivitete fizike e ushtrimit sportiv nëpërmjet linkeve online. Qëndrimi brenda na përball edhe me marrjen me shumë me veten tonë, përballjen me ndonjë reflektim që s’na pëlqen, përballjen me njerëzit e afërm në të njëjtën hapësirë dhe pa u shmangur dot. Në vend që ta shohësh si pengesë, mund të fillosh të mendosh se si ta kesh këtë “shtëpinë” sa më të mirë për veten tënde dhe si të forcosh sistemin tënd famijarë.. Kjo është pikërisht momenti për të bërë, tani që kemi kohë.

    Përsa i përket të menduarit të vazhdueshëm për virusin, kjo mund të vij edhe prej bombardimit ndaj lajmeve, përballja e vazhdueshme me info, duke mos bërë stop, duke fokusuar bisedat vetëm rreth kësaj teme. Do të këshilloja të paktën 1-2 orë të ditë të përpiqeshe të merreshe me dicka tjetër që të pëlqen, që mund ta krijosh, ose edhe thjesht nqs do të dëgjosh muzikë.

    Lidhur me frymëmarrjen, kupto që kjo lidhet me tensionin tënd mendor që po e shtrëgon në stomak dhe që në fund s’do sjell asnjë rezultat. Përpiqu të relaksohesh nëpërmjet frymëmarrjes së thellë vazhdimisht. Gjithashtu kërkohet në këtë përiudhë të pranojmë që s’do ndihemi mirë herë pas here dhe kjo është shumë normale, por edhe duke mbajtur mend që ky është një cikël që do mbyllet.
    Mendo tani sikur do shkoje në kohën kur kjo të ketë përfunduar, për cfarë do të bëheshe pishman që do kishe dashur ta bëje këto kohë që tu dha mundësia?

    Duke shpresuar se përgjigja të ka lehtësuar, do desha ta mbyll me një shprehje të V.FrankL.

    ‘Liria e njeriut nuk është liri nga kushtet, por është liria për të mbajtur një qëndrim përkundrejt cfarë kushtet na paraqesin”

    Gjithë të mirat dhe dëgjohemi në cdo rast

  4. Problem says:

    Pershendetje kto kohet e fundit kam qen mbyllur ne shtepi per shkak te virusit dhe skam qen shum aktiv zakonisht jam i dhen pas palestres madje punoj ne instruktor shkova ne banjo per te ber dush papritur ndjeva dicka sdi si ta shpjegoj trupi u alarmua huma qehtesin shikimi po me erresohesh fuqit po me binin dhe ne i nje moment per pak rash ne gjendje tefiku kisham familjaret afer dhe nuk me lan doja te dija a eshte nga ankthi ?

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,

      Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Ju lutem shkrauni pyetjen tuaj ne rubriken Pyetje e Re ne menyre qe eksperti te kete mundesi t’ju kthej nje pergjigje. Te uroj gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.