Këshilla/Blog

O.S 05.09.2019

Jam shum keq , kam problme emocionale , dhe jam shum e stresuar , e nga stresi me vjen vetem te nxjerr, po ashtu e lodhur , e keputur ,
I shof njanat me shum pesimizem , + jam edhe larg nga shtepia , po jetoj ne Münich e po e berballoj veshtir , humbje oreksi , pergjumje , ankth , rrahje te shpeshta te zemres . Kto jan simptomat .
A ka ndonje zgjellje ?Kam me te vertete nevoj per ndihme ju lutem .

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje O.S dhe më vjen keq tek lexoj për mënyrën se si ndihesh, emocionalisht por dhe fizikisht. Do të të rekomandoja të kontaktoje me profesionistë të shendetit mendor aty ku ti jeton, për arsye se simptomat dhe vuajtjet e tua nga sa tregon duken te përparuara. Jam i sigurt që trajtimi do te mund të të ofrojë së paku një lehtësim te tyre. Mendoj se nuk ka arsye se pse ta shtysh konsulten psikologjike, prandaj fillo te informohesh sa më parë për opcionet që ke në disponim.
    Gjithashtu je e mirëpritur të më shkruash diçka me shumë në lidhje me jetën tënde, marrëdhëniet me të tjërët, dëshirat dhe frikërat, si dhe faktorë që ti mendon se kanë ndonjë rëndësi në lidhje me këtë gjendje që po kalon.

    Te uroj gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.