Këshilla/Blog

ankth 06.08.2019

pershendetje jam nje djal 23 vjec. para 1 viti me filloi nje stres dhe ankth i papar kisha rraje zemre bllokim frymarje dhimbje koke te forte. pagjumesi ndodhem ne nje situat shum te veshtir per momentin jam shum keq. ju lutem me ktheni nje pergjigje. flm

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje dhe të falenderoj që i je drejtuar nukjevetëm. Duket se po përjeton gjendje ankthi, e cila të shkakton shqetësim dhe pagjumësi dhe në përgjithësi një situatë të vështirë. A ke bërë deri më tani ndonjë konsultë me psikolog? Nëse jo, do të të sugjeroja që ta bësh këtë sa më shpejt, për arsye se ankthi sa më shumë qëndron me ne aq më shumë mundësi ka të interferojë më jetën tonë të përditshme dhe me mënyrën se si ndihemi në përgjithësi.
    Ankthi zakonisht e ka një kuptim dhe mendoj se nëse ndihesh gati që ta eksplorosh dhe ta dëgjosh atë që simptomat e ankthit po përpiqen të thonë, aq më mirë do ndihesh.
    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.