Këshilla/Blog

Leonora 17.10.2019

Pershendetje! deshta me lyp ndihmen tuaj per shkak, sepse gjat gjith kohes i kom Te shtrengume dhëmbet ????. Dashta mu kshillue nga Ana juaj ju lutem me ndihmoni. Pleace

  1. Ana21 says:

    Pershendetje Ana, per mendimin tim bej nje analize te feces pasi mund te kesh parazite , te cilet jane shkak per kete gje.

  2. L.... says:

    te njejtin problem e kam dhe une qe nji vit a me shum non stpo i shterngoj dhembet pa e pasur mendjen aty

  3. Liridona says:

    une mendoj qe shtrengimi i dhembeve vjen nga stresi, sepse dhe ashtu jam une dhe e kam nga kjo arsye e dashur

  4. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që na ke kontaktuar. Për ta kuptuar më mirë shqetësimin që ke do doja të dija pak më shumë. E përjeton shtërngimin e dhëmbëve gjatë gjithë kohëes apo vetëm në situata specifike?
    Nëse e ndihen se gjatë gjithë kohës i ke nofullat dhe dhëmbët e shtërnguar atëher të këshilloj të bësh një vizitë mjekësore pasi mund të jetë simptomë e dickaje organike. Por mund të jetë gjithashtu reagim që mund të shkaktohet nga ankthi në situata specifike që shprehet me tensionim të muskujve të nofullës. Megjithatë për të qenë i qetë dhe për mos të folur pa baza të inkurajoi të bësh një vizitë me mjekun dhe t’ia përshkruash në detaje atë që përjeton. Nëse të shojegohet nga mjeku që shkak mund të jetë ankthi atëhere do të të inkurajoja të mundoheshe të eksploroje shkaqet e këtij ankthi, idealisht me ndihmën e një terapisti. Nëse do duash të shkruash më tej mbi shqetësimin që ke mirëpres një përgjigje.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.