Këshilla/Blog

04.03.2016

Jam nje vajz beqare, cdo gje shkon ne rregull me jeten time ne aspektet e pergjithshme, por ka ca kohe mund te them ndoshta nje vit qe behem shum agresive ndaj te tjereve, nese un bashkbisedoj me dike jam e qet ne momentin qe mua me thon qoft dhe nje fjal qe mendoj se me cenon transformohem ne dicka qe as un se njoh me veten dhe ne kte pik shpreh cdo mllef ose inat qe mund ta kem dhe me te tjeret, dhe cdo kush me largohet. Cduhet te bej qe tmos jem kjo qe transformohem??? Sps askush nuk me afrohet me. Merreni parasysh problemin tim ju lutem sps cdo dit jeta po me ndryshon dhe te gjith me largohen.

  1. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje Ona,

    Se pari me behet qefi qe ti arrin te vlerësosh gjerat pozitive qe ke ne jete dhe qe kërkon ndihme për diçka qe te mundon. E kuptoje qe problemi qe ti ke shprehur është shume i rëndësishëm për ty pasi marrëdhëniet sociale kane një peshe kryesore ne jetën tone dhe ne mirëqenien tone emocionale.

    Ti shpreh se prej një viti ke filluar te bëhesh agresive ne bashkëbisedim me te tjerët dhe ke te vështirë te krijosh marrëdhënie. Me lejo te pyes te lutem nëse ka ndonjë ngjarje ne jetën tende e cila ka ndodhur përpara një viti? Shpesh eksperiencat dhe ngjarjet ne jetën tone ndikojnë ne mënyrën se si ndihemi dhe se si përjetojmë gjerat ne te ardhmen.
    A ke pasur marrëdhënie me pare me dike dhe nëse po, çfarë mund te me thuash për marrëdhëniet e tua. Ti shpreh se ke shume inat dhe mllef ndaj te tjerëve dhe nga natyra e trajtimit te çështjes, me bën te kuptoje qe këto ndjenja i përjeton karshi meshkujve dhe qe mund te ketë ngjarje ne jetën tende qe te kane krijuar këto ndjenja. Gjithashtu me lejo te pyes nëse ky problem te ndodh me te gjithë apo vetëm me personat qe ti mendon te krijosh një marrëdhënie?
    Shkruan se arrin te bashkëbisedosh me te tjerët, por ne momentin qe ata te thonë diçka qe ti mendon se te cenon bëhesh agresive. A mund te me thuash disa shembuj se çfarë te bën te ndihesh e cenuar nga gjerat qe te tjerët te thonë apo kërkojnë?
    Këto pyetje janë shumë te rëndësishme për te kuptuar se çfarë te ndikon qe te përjetosh ndjenja zemërimi dhe agresiviteti ne marrëdhënie me te tjerët dhe do te ftoja te shkruash serish për te folur mbi to.
    Mund te them se një marrëdhënie ka sfidat dhe dilemat e veta, sidomos ne fillimet e saj, dhe e kuptoje qe për ty është mese e vështire prej gjerave qe shpreh, pasi emocionet negative qe ndjen te ndikojnë te shohësh negativisht personin qe ke përpara dhe si pasoje reagon ne mënyre agresive. Ky reagim nga ana jote i pengon personat te shprehin veten dhe i largon prej teje.
    Për te zgjidhur ketë duhet te kuptosh se çfarë te bën te ndihesh e cenueshme dhe çfarë krijon zemërim tek ty, ne mënyrë qe te fillosh te menaxhosh emocionet dhe te mos kalosh ne agresivitet, pasi ajo qe vendos për jetën tende dhe marrëdhëniet e tua je ti, por për te bere ketë duhet ti lejosh te tjerët te shprehin veten karshi teje, kështu do te kuptosh me shume mbi ta dhe te kuptosh nëse është një person me te cilin do te doje te kishe marrëdhënie apo jo.

    Gjithë te mirat Ona dhe te ftoj te shkruash sërish!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV