Këshilla/Blog

04.03.2016

Pershendetje… urime per krijimin e kasaj platforme online.
Desha te shuaja kuriozitetin me nje ndodhi qe me ndodh shpesh. Zakonisht kur jam duke zhvilluar ndonje ide apo projekt shume te komplikuar zakonisht ngelem ne seksione te caktuara te zhvillimit te saj. Dhe zgjidhjen shpesh here e gjej ne enderr. Pasi zgjohem dhe e provoj vertet qe i kam dhene nje zgjidhje te shkelqyer cuditem dhe me veten. Shpesh here e kam gjetur veten ne enderr duke lexuar literature qe ndoshta e kam pas lexuar shume heret ose nuk e mbaj mend fare qe e kam pas lexuar me pare dhe me rezulton pas kerkimeve qe ekziston vertet dicka e atille. Raste te tilla si zgjidhje llogjike te komplikuara apo matematikore kam shume. Eshte normale kjo gje ? Rasti me flagrant ka qene kur kam luajtur per here te pare ping-pong… as dija si te mbaja raketen. Pas nje nate ne enderr duke luajtur me persona qe nuk i njoh , ge nesermen arrita dhe munda ate qe ishte lojtar shume i vjeter dhe i afte. Ngelen te gjithe me goje hapur … ngela dhe vete. Nuk e kuptoj cfare po ndodh ?

  1. Anila Sulstarova says:

    Pershendetje,

    Ndoshta edhe përgjigjja të del në ëndërr 🙂
    Përtej humorit, kjo që të ndodh është normale. Jo shumë njerëz e kanë këtë aftësi këtë aftësi, por kush e ka është me fat. Nuk duket asgjë anormale.

    Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV