Këshilla/Blog

18.03.2016

Shpresoj qe do me ndihmoni. Jom vajz 20vjeqare por nuk po ndihem asapk mire. Po quditem me jeten qe e bej me njerxit si flasin si ecin si hajn. Pom qudit vetja si mos me njoft veten si me dal prej vetes. Nuk e di as me shpreh se qysh ndihem jom shtatzand kam qen te psikologu mka thon qd jon gjera te shtatzanis edhe pse une aspak se besoj qe o per ata. Menzi marr guxim me bo diqka e sidomos mu pastru kaniher m heken prej menje kto sene dhe pse shume rrall jom lodhe me jet spo mundem me.. ju lutem me ndihmoni me duket se po shkatrrohem, i bej gjerat si te them ashtu PERMENDSH disi me duket sikur segzistoj ..

  1. Dr. Anila Sulstarova says:

    Përshëndetje, urime per shtatzaninë!
    Natyrisht që është një ngjarje e madhe dhe prek shumë aspekte të jetës suaj.
    Me vjen keq që nuk ndiheni mirë. Situate sipas asaj që përshkruani duket të jetë e lodhshme dhe e vështirë. Pavarësisht se keni qenë tek një psikolog ju këshilloj të konsultoheni edhe me dikë tjetër që të mund të merrni një mendim të dytë. Gjithashu një konsultë me mjekun obseter gjinokolog që ju ndjek nuk do të ishte keq. Sepse mund t’ju shohi për disa analiza hormonale.
    Kam shumë pak informacion për të thënë më shumë. Nuk di nëse këto janë gjendje që I keni gjatë gjithë ditës apo në moment të ndryshme të saj? Sido që të jetë trajtimi tek një specialist I shëndetit mendor është I nevojshëm.
    Ju uroj gjithe te mirat !

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV