08.03.2017
Desha te shkruaj rreth shkollimit tim sepse me mbeti ne gjysme arsyeja shkaku i kushteve financjare .Kurse tani qe kam kushtet nuk muntem fare te koncentrohem ne mesime pasi qe fiksim me jan ber vetem punt e shtepis pasi qe ashtu e kaljo kohen kur un nuk kisha mundesi te shkoj ne fakultet qe te mos merzitesha .ju lutem nje keshill nga ju pasi me pelqeu shum qe ju na mbani anonim
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
ju thoni se nuk perqendroheni dot, pasi e mbani mendjen te punet e shtepise. Sigurisht qe ka shume si ju qe e kane te veshtire te pershtaten me nje menyre tjeter jetese. Pra nga jeta shtepiake, ne nje jete me aktive me orare mesimore te detyruara, dalje, dhe nevoje per tu pershtatur me shoqeri. Jeni i/e sigurte se po studioni nje dege qe ju pelqen? A keni ende interes per studimet?
Shpesh te jetuarit si shtepiake te duket nje menyre me thjeshte jetese dhe pa pergjegjesi te medha, dhe ndoshta shtimi pergjegjesive pasi ju jeni kthyer ne shkolle, ju ka bere te ndiheni ne ankth.
Analizoni me kujdes situaten tuaj, per te gjtur ate qe vertet eshte e rendesishme per ju. Apo ka dicka tjeter qe ju shqeteson?
Gjithe te mirat.