07.10.2017
Pershendetje , kam rene ne depresion as nuk ha e as nuk pijë , ne familjen time ka vetem grindje , me besoni se nuk mund ta duroj dhunen psikike , nuk me ndegjojne per asnje gje , po ashtu e dua nje djale por ai eshte me tjeter , nuk di qfar te beje , sikur te mos isha ne kete jete?!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur! Ti nuk je vetem! Prezenca jote ne kete jete ben te lumtur shume njerez dhe pse ato mund te mos te ta thone. Nga ajo cfare shkruan e kuptoj qe po kalon nje periudhe shume te veshtire dhe duhet te jete shume e lodhshme per ty. Ama vleresoje si te tille, si nje periudhe, qe do te kaloje dhe qe ti do te ndjehesh me pozitive. Kjo nuk do te thote qe duhet te rrish e te presesh ndersa ajo kohe te vije. Gjej gjera qe kane domethenie per ty dhe qe te bejne te lumtur. Beji ato sa me shpesh qe mundesh.
Po me thua qe ne shtepi ka vetem grindje dhe ke dhune psikologjike? Te gjithe njerezit e afert sillen me ty keshtu? Nuk eshte askush qe ti mendon se te kuton e te eshte me afer? Po nga shoqeria jote? Me fol pak me shume dhe per marrdheniet sociale qe ke. Duhet te kuptosh qe mendimet, emocionet dhe reagimet jane te lidhura me njera-tjetren dhe ndikojne tek njera tjetra. Nese ti mendon se askush nuk te degjon, atehere do te ndjehesh e merzitur dhe keshtu do te kesh gjume te shqetesuar, te prishet oreksi dhe ndjehesh e pafuqishme. Ne kete menyre do te mendosh se je e pafuqishme per te bere dicka dhe rrethi vicioz do te vazhdoje duke te rrethuar me shume. Ajo cfare eshte mire te besh, eshte qe ta thyesh kete rreth, duke ndryshuar mendimet, emocionet ose reagimet. Mund ta fillosh nga sjelljet duke bere pak sport ose gjera qe ty te pelqejne. Ndrysho dhe mendimet e tua qe te jene me realiste, dhe pse ndonjehere gjerat jane te veshtira, por ama nuk jane gjithmone.
Gjithashtu do te te sugjeroja qe t’i drejtohesh nje psikologu, pasi keshillimi i drejtperdrejte eshte me efektiv. Mos hezito te na shkruash per cdo gje. Ne pritje te pergjigjeve, te uroj me te mirat! Me repekt. MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike