Këshilla/Blog

31.07.2018

Pershendetje , quhem B! Kam humbur veteveten arsyen pse jetoj ,dikur isha nje vajz plot jete kurse tani jam nje njeri i merzitur gjat gjith kohesh dy here tendtova vetvrasje dhe familja kujton se eshte show ,sikur dua te terheq vemendjen , i dashuri ka humbur besimin tek une kurse une tek vetja .. asnjeher nuk e bera per showw por u ndjeva aq e vetmuar aq pa kuptim ..nuk di si te dal nga kjo gjendje .
Tani qe familja nuk me beson ndihem edhe me e renduar psiqikisht

  1. Diell says:

    Shpirt problemi jot eshte qe ti akoma mendon se cfare do thon te tjeret..pse nuk mundohesh te fitosh vleresimin per veten duke u marr me gjerat qe te pelqejn me shum?? Pastaj besimit rifitohet te prindrit e tu duke pare se si ti mund te kesh sukses ne dicka qe deshiron..nqs i dashuri i jot nuk ka me besim te ty ath nuk esht i duhuri.Lere! Te lutem mundohu ti thuash vetes qe ti je arsyeja me e bukur ne jeten tende,mos shpreso qe dikush do te ndihmoj te dalesh nga brengat qe mund te kesh..sdo ta bej askush pervec vetes tende..po mundohem te tregohem realiste me shum se sa te jap moral ..shpresoj qe gjendja jote te ndryshoj dhe shpirti jot te mbushet perseri me shprese dhe jete

  2. Anonymous says:

    Pershendetje. Un personalisht do t ju mirekuptoja dhe deri ne grimcen e fundit por kjo nuk eshte gjithcka per te tejkaluar kete problem. Ky problem para disa kohesh ka qene dhe imi dhe me siguri ka qene dhe do te jete i kujtdo sepse cdokush kalon nje situate te veshtir ne jete dhe per kete duhet te kete prane njerez qe ta bejn ta kaloj por ajo qe eshte me e rendesihmja eshte puna me veteveten. Sepse askush nuk mund te te ndihmoj me shum se ti vetveten. Un do te te keshilloja te beje gjera qe do te benin te ndjeheshe e dobishme te ndihmoje nje femije ne nevoj nje te meshuar apo te ofroje ndihme diku dhe feedbacku qe do te marresh prej saj do te jete i paqte dhe nje hap i mir per ta kapercyer kete periudh te veshtir. Fillo t3 vishesh mir te kujdesesh per vetveten te dalesh dhe nese ndjen se dicka jo e mir vjen prej lidhjes tende nese ne te ka presion dhe munges lirie per te jetuar jeten te shkeputesh prej saj. Mbase kjo eshte shum here me e veshtir se nje fjali por shpresoj ta merrni shum per baze kete kunderpergjigje per letren tuaj sepse un e kuptoj fare mir si ndjeheni. Familja eshte gjithcka dhe duhet te filloni te mendoni per ta si ndjehen kur te shohin ashtu. Mos u viktimizoni me por merrni ne dor frenat e jetes dhe tregojini kujtdo se ju mundeni dhe do ia dilni. Kini besim ne vetvete sepse qe aty nis celesi i suksesit.

  3. Johan says:

    Me duket sikur je pak e perkedhelur.Do ishte mire te mesoheshe me jeten dhe ti beje balle vete pasi vetem ti mund ta ndihmosh veten tende.
    Dhe une ndonjehere ndihem i merzitur por sme ka shkuar ndermend ti jap fund jetes.

  4. Hansi says:

    E di shume mire sesi ndihesh,pasi dhe une ndjej vetmi dhe e di shume mire se cfare ndjenje te jep,sikur asgje ska kuptim,sikur asnjeri ste do apo ste jep vemendje.
    Une mundohem ta kaloj duke bere aktivitet sportiv ne menyre qe te me kaloje.
    Keto raste duan njerez prane dhe as une skam njeri prane

  5. Ermal Azisllari says:

    Përgjigje

    Përshëndetje. Të pergjezoj që ke gjetur kurajo të kërkosh ndihmë duke na shkruar, dhe më vjen keq për situatën në të cilën ndodhesh. Kuptoj që këto kohë nuk kanë qënë të lehta për ty dhe për të afërmit e tu. Tentativa për të përfunduar jetën nuk është asnjëherë pjesë e zgjidhjes, cilado qoftë arsyeja,  por simptomë e problemeve që ti je duke përjetuar. Ndjenjat negative që përjeton duket sikur të kanë vënë poshtë, por shpesh jemi ne që me mendimet tona të ngjyrosura me të errët, me mënyrën negative se si e shohim botën, zgjedhim të shohim vetëm gjërat që na lëndojnë. Kështu futemi në një cikël të mbyllur nga ku nuk shohim më shpresë. 

    Depresioni është një çrregullim serioz psikologjik dhe duhet marrë seriozisht. Është e nevojshme të kërkosh ndihmë të specializuar (tek një psikolog dhe/apo psikiatër) që të marrësh mbështetjen për të cilën ke nevojë. 

    Për familjen, të fejuarin apo të afërmit e tu është e vështirë të kuptojnë këtë situate drejtë sepse ata nuk janë profesionistë dhe ndjehen të frikësuar dhe në faj sepse nuk të ndihmojnë dot. Ky është një reagim normal kur ne shohim një të afërmin tone që i shkakton vetes vuajjtje dhe nuk kemi  mundësi ta ndihmojmë.

    Duke marrë në konsideratë dy tentativat e tua për ti dhënë fund jetës, sugjeroj që sa më shpejt të drejtohesh tek një specialist përtë kërkuar ndihmë. Depresioni duhet trajtuar  dhe nuk duhet lënë se “mbase kalon vetë”. Nndërkohë është e rendësishme të gjesh forca Brenda vetes  për të rifilluar jetën. Të gjesh gjëra që akoma ke dëshirë ti bësh. Ta mmbushësh ditën me aktivitet dhe të harxhosh sa më pak kohë vetëm e duke përsëritur mendimet negative që të  mundojnë. 

    Ajo që duhet ti kujtosh vetes gjithmonë është që jeta është një dhuratë që na është dhënë  vetëm një here dhe se edhe pse mun të rrëzohemi, përsëri I kemi mundësitë brenda nesh për tu ringritur e për tju gëzuar jetës përsëri.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak me këtë përgjigje.

    Gjithë të mirat,

    Ermali

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV