Këshilla/Blog

01.10.2018

Pershendetje jam.ne nje gjendje shum te nderlikuar jo per veten time por per vellain tim
esht martuar para kater vitesh dhe jeton me prindrit e mi nga kjo martes ka ardhur ne jet nje djal i cili nderoi jet ne muajin e 5 te jetes te tij nga nje semundje ….per gjithcka qe i duhej djalit gjat kohes qe,ishte i semure i ka dale zot babai im per cdo gje vellai im asnjeher esht shum i papergjegjshem per familjen e tij dhe per problemet e tij familjare
pas gjithckaje qe babai im beri ai nderoi jet nuk mundi te shpetonte dot nipi im kaloi dy vite dhe ne jete erdhi nje vajz mbesa ime ajo esht tani dy vjece per momentin vellai dhe nusja jan.ndare ajo u lodh nga vellai im menderisht mbesa i ka mbetur prinderve ata e kan shum te veshtir ta mbajn sepse ajo.kerkon te jemen im vella iken.ne mengjes dhe vjen.ne dark ju lutem me ndihmoni te ndihmoj mbesen time gjithashtu dhe prindrit e mi sepse jan.ne nje presion psikologjik te madh kam nevoj per nje psikolog te busedoj

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na je drejtuar me peshën e shqetësimit që po mban këtë periudhë.
    E lexova letrën tënde me vëmendje dhe e ndjej shqetësimin që ke, por edhe empatinë dhe ndjeshmërinë ndaj gjithë situatës, mbesës, prindërve, nuses së vëllait dhe vetë vëllait.
    Në fakt desha të them që është edhe për tu vlerësuar gjithë preokupimi dhe ndjeshmëria që ti ke me dëshirën që gjërat të bëhen mirë.
    Me sa duket ju keni kaluar disa situata e humbje delikate, të cilat kanë krijuar dinamika e problematika në gjithë cfarë është krijuar. Normalisht këto kanë bërë që dikush të mbart një rol apo të bëjë rolin e tjetrit, por sigurisht kanë krijuar edhe presion, frustrime e ndjesi nga më të ndryshme te secili prej jush individualisht (te ty, vëllai, prindërit, nusja e vëllait, mbesa etj)

    Kjo nuk është një situatë e lehtë mendoj sepse kërkon shumë durim e komunikim të hapur për të kuptuar prespektivat e shumë palëve e zgjidhje të përbashkëta, por gjithsesi mendoj që ju jeni mobilizuar për të zgjidhur situatën, të orientuar ndaj kujdesit të mbesës.

    Në këtë moment, unë e ndjej gjithë presionin e ngarkesën që keni, por mendoj se do ishte mirë të mos fokusoheshit në përgjegjësitë, fajësitë apo të përqëndruarit e energjisë në gjithë këto ndjesi, por të përpiqeni të mendoni për zgjidhje ose orientimin drejt zgjidhjeve, qoftë edhe me hapa të vegjël. Situata të tilla kur bëhen të komplikuara bëhen shumë absorbuese në emocione dhe ndjesi dhe mund të na bllokojnë.
    E para është të sigurohet një komunikim sa më i mirë i mbesës për të dy prindërit dhe vecanërisht për mamin e vet që është larguar.
    Nuk e di se sa hapësira ka që nëna vetë të ketë kontakte me fëmijën qoftë edhe të shkurtra apo të pjesshme në këtë periudhë apo duke ardhur apo duke e marrë atë. Ndoshta është e nevojshmë të flitet me të apo me rrethin që e mbështet atë për të filluar për ta angazhuar në këtë drejtim.

    Hapësirat që mund të krijosh ti me vëllain për një komunikim për zgjidhje të përbashkët por edhe duke e dëgjuar për prespektivën e tij, pa peshën e fajësisë dhe përgjigjësisë për gjithë cka ndodhur, mund të ishte një hap tjetër, sado me hapa të ngadaltë është ndryshimi.

    Ti thua për veten se je e mërzitur gjithashtu dhe e kuptoj po aq sa mendoj që ka edhe shumë mundësi brenda teje për tu orientuar ndaj zgjidhjeve duke patur parasysh ndjeshmërinë tënde dhe preokupimin që i përmenda pak më lart. Ndoshta kjo do të ndihmonte edhe ty duke i orientuar energjitë drejt zgjjidhjeve të mundshme.

    Ti përmend që prindërit e tu janë gjithashtu në presion psikologjik, por nuk e elaboron në letër në rast se ka të bëjë vetëm me kujdesin ndaj mbesës apo streset e mbartura dhe marrdhënien me vëllain tënd apo gjëra të tjera dhe cfarë i shqetëson më së shumti në këtë situatë. Besoj se ndoshta do ishte mirë që me mundësitë që ke të mund tu jepet vlerësimi, komunikimi e cfarë kanë nevojë.
    Situatat jo gjithmonë mund ti kemi në kontroll, por mund të përpiqemi të ndryshojmë mënyrën se si sillemi dhe të bëjmë më të mirën.

    Gjithsesi qëndrojmë në kontakt në rast se dëshiron që të flasim sërish e më gjatë, apo edhe në rast se ke nevojë thjesht të shprehesh për ndjesitë e tua
    Duke shpresuar që përgjigja të të ketë ndihmuar, të uroj më të mirat më tej,
    Me respekt
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV