Këshilla/Blog

15.10.2018

Pershndetje respekt per ju kam nje pytje mendoj se jam ne depresion nuk me vjen asnje gje interesant mendoj vetem keq nuk ndjej asnje knaqsi tash e sa koh qe 1 vit nuk ndihem mir shpirtisht jam i zhgenjyer nuk me rrihet askund mendoj gjerat me te kqija te mundshme kam nje te dashur ajo ka pasur nje te kaluar te keeqe e mendoj edhe te kaluar e saj shum por nuk mund te heq dor nga ajo esht edhe kjo nje pjes e problemit tim por mua asnje gje nuk me vje interesant apo tme jep lumturi ndihem shum keq ju lutem me ndimoni mendoj ti jap fund shum her aq keq qe ndihem jam shum nervoz mendoj vetem keq ne qdo aspekt te jetes sime nuk di as ta spjegoj mir qfar ndjenja e emocione kam nese mund te me ndimoni do ishte mir faleminderit

  1. M.A Bledar Zeneli says:

    Përshendetje!

    Në radhë të parë ju falenderoj që morët guximin dhe vendosët ta ndani me ne shqetësimin tuaj.

    Nga informacioni që na keni dhënë më lart kuptoj se gjëndeni në një situatë disi të rënduar dhe se po hasni vështirësi për të gjetur qetësinë dhe kënaqësinë e mëparshme.
    Juve flisni për një zhgënjim që ju shkaktoj këtë gjëndje, por e kam pak të vështirë të kuptoj se çfarë ndodhi, ose më saktë cfarë e shkaktoj zhgënjimin tuaj?

    Jeta është e mbushur me gjëra të cilat na bëjnë të ndihemi mirë por gjithashtu edhe me gjëra të cilat na zhgënjejnë. E rëndësishme është se ku do e vendosim ne lupën ( xhamin zmadhues) dhe se si do të merremi në vazhdim me gjërat tona. Unë do ju sugjeroja të kontaktonit sa më parë me një ekspert të fushës ( psikolog, terapist) dhe sëbashku të kuptoni më qartë situatën në të cilën ndodheni por gjithashtu edhe të ndërmerrni hapa konkrete për të dalë nga kjo situatë.

    Ndërkohë, ballafaqimi me depresionin kërkon veprim, por marrja e masave kur jeni në depresion mund të jetë e vështirë. Ndonjëherë, vetëm duke menduar për gjërat që duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë, si ushtrimi fizike ose shpenzimi i kohës me miqtë, mund të duket shterues ose e pamundur për t’u vënë në veprim.
    Të marrësh hapin e parë është gjithmonë më e vështira. Por, duke shkuar për një shëtitje apo të ngrihesh dhe shkosh në një parti ku mund të dëfrehesh me muzikën tuaj të preferuar është diçka që mund të bëni. Dhe kjo mund të rrisë ndjeshëm gjendjen dhe energjinë tuaj për disa orë, aq sa duhet për të vënë një hap të dytë në veprim, siç është takimi me një mik të vjetër etj. Duke marrë hapat e mëposhtëm të vogla por pozitive dita ditës, së shpejti do të hiqni mjegullën e rëndë të depresionit dhe do të gjeni veten të ndjeheni më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më shpresëdhënës.

    – Përpiquni të qëndroni në kontakt me miqtë dhe të afërmit tuaj.
    – Bëni gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë
    – Merrni masa, ushtrimet janë diçka që mund të bëni tani për të rritur disponimin tuaj
    – Përdorni një dietë të shëndetshme,
    – Shëtijtjet në natyrë janë shumë të shëndeshme.
    – Sfidoni të menduarit negativ

    Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak. Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj.
    Ju uroj gjithe te mirat!

  2. Anonymous says:

    Ju faleminderit shum shum doktor Qfar diete mendoni dit ne ushqim a ka mundsi tme tregoni qfar ushqimesh

  3. Mona says:

    Motra ime eshte diagnostikuar me fobi nga kanceri.Po trajtohet me Zoloft.Sa do e zgjasi mjekimin se mjeku ja jep ilacet per nje muaj e gjysem dhe tani qe ajo ndihet mire.Ka 3 muaj qe merr Zoloft

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje, ne lidhje me mjekimet duhet te konsultoheni gjithmone me mjekun i cili e jep mjekimin. Mos hezitoni ta pyesni ate ne lidhje me paqartesite qe keni dhe informacionin qe ju nevojitet.

      Gjithe te mirat
      Stafi i Nukjevetem

  4. Mona says:

    Me falni qe ju shqetesoj perseri per problemin e motres time qe po perdor zoloft per fobi nga kanceri.Doktori qe e kuron thote se megjithese ajo eshte mire duhet te perdori ilacet per 1 vit.Ajo tani nuk ka asnje simptome thjesht dhe kur pati shqetesime pati disa dite gjendje ankthi .Po efektet anesore te Zoloftit qe nga ato qe lexoj shkakron mendime vetevrasese.A nuk duhet te nderprese kete mjrkim.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV