Këshilla/Blog

22.10.2018

Jam nje vajze 20 vjece jam e dashuruar me sakte jam e fejuar kam kaluar shum veshtiresi ne jet edhe ne kete dashuri kam kaluar teper rreziqe teper gjerat qe sme kan lene te ngrej koken larte e te ec perpara historia ime m kete djalin eshte aq e bukur po aq e dhimbshme e donim shum njeri tjt shum por jan shum gjera ketu sepse tani kohet e fundit ai vendosi tu ndante nga une asryja ishte hyra e mams te tije e cila sme don na futi me nje sherr shum te madh me disa budalliqe qe ajo i thonte ketit djalit deri sa i tha ajo te ka bere magji qe ti mos na duash neve e largoje komplet nga une nejetm 1 muaj pa fol ai lajmroi njz e tije edhe te mit nxorri cdo sekret tonin ne tavolin por nuk me shikonte ne sy kur fliste por une e doja me shpirt edhe e fajtesova te emen e atit sy te gjitheve i thash ato qe me ka bere ajo edhe ikem ate dite mbas disa ditesh ne folem edhe ky me vendosi kushte mua une i pranova vetem qw te isha me kete edhe ndodhen disa gjera prap ne ate shpi ate dite qe isha une e ema e atit beri dissa veprime qe mua me merziten sa qe vendosa qe mos te rri me me kete njeri dola ne kafe edhe i thash nuk te dua ma sdua te rri me ty i nxorra gjitha ca kisha edhe jy spranoj me tha qe te dua e kam kpt kush e kishte gabimin varja e kalum u pajtume vszh duke nejt me njeri tjt shum afer por une cdo moment e kujtoj ate qe me beri ai cdo moment sepse vszh duke fol edhe me femra tjr mua me tha i kam shoqe asigje tjt por edhe pse tani ai me rrin afer jam une ajo qe se dua ma nuk e di nuk mundem te harroj me jepni ndonje keshille ky ka bere shum gjera per mua me para shum madje

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe besuar gjithë shqetësimin tënd dhe konfuzionin e ndjesive dhe mendimeve që ke.
    Me sa kuptoj dhe ndjej nga letra jote, duket që kjo është një situatë e vështirë për ty për të kuptuar se si të orientohesh drejt dhe për të ditur se cfarë të bësh.
    Për më tepër në këtë marrëdhënie midis jush janë ngatërruar shumë persona të tjerë përreth jush dhe gjëra që duket qartë që nuk kanë ndikuar mirë.
    Gjithsesi ti në letrën tënde dukesh që je e rezervuar për të shpjeguar se cfarë të ka mërzitur më së shumti me të fejuarin tënd por edhe cfarë të mërzit apo të acaron më së shumti me veten dhe kjo e dyta është edhe më e rëndësishmja.
    Pavarësisht kësaj, ndjej që je e paqartë dhe e mërzitur ndoshta që ke pranuar shumë situata apo vendime dhe ndoshta në mendjen tënde i ke përkthyer në një kompromis të llojit që në rast se ti do i pranosh këto situata apo do “durosh” kjo do të përkthehet me po të njëjtën masë shpërblyese apo respektuese nga partneri yt.
    Ndonjëherë e gjitha lidhet me pritshmëritë që krijojmë kur japim apo lëshojmë dicka nga vetja dhe duket se kjo ty të ka peshuar shumë.
    Duke ju rikthyer situatës aktuale, në mendimin tim ti duhet të marrësh kohë për të kuptuar se cfarë do të bësh me këtë marrëdhënie dhe si të mos përsërisësh sjellje apo zgjidhje që i ke pas bërë dhe nuk kanë funksionuar.

    Mendoj që në radhë të parë është e nevojshme që ju të përqëndroheni te njëri tjetri dhe marrëdhënia juaj, duke shmanguar ndërhyrjen e prindërve apo persona të tjerë familjarë që nuk kontribuojnë mirë midis jush, apo te ty të paktën. Duket se ti ke nevojë për këtë gjë në këtë moment. Kjo do lejojë një fokus te ju dhe marrëdhënia juaj. Është e nevojshme që t’ja shpjegosh këtë partnerit tënd në formë racionale, jo emocionale në mënyrë që kjo mos të përkthehet në mungesë respekti, apo nevoje që ai “të heqë dorë prej tyre”. Këto kufinj nevojitet që ti pranoni dhe ti vendosni të dy.

    Në radhë të dytë, në rast se kjo marrëdhënie është e rëndësishme dhe përmbushëse për ty dhe dëshiron ta vazhdosh (për këtë ti duhet të kesh reflektimin tënd), dua të them që duhet të përballesh me cfarë të shqetëson nga e kaluara, ta diskutosh me partnerin tënd dhe të bësh paqe me gjërat e së kaluarës në momentin që e keni shteruar si temë dhe në mënyrë që ajo të mos ndikojë në të tashmen tuaj.
    Përndryshe e dashur do qëndrosh pezull i gabimeve e pritshmërive të se kaluarës dhe rrezikon që cdo gjë që do ndodh më tej, ta masësh me këtë lloj metri.

    Gjithashtu, kjo kërkon që ti të mendosh mirë për veten tënde, si të marrësh veten tënde më në kontroll, me më shumë vetbesim dhe të mësosh se si të bësh ti për veten tënde, jo duke pritur që të tjerët të bëjnë për ty. Unë mendoj se kjo është sfida më e madhe që ke në këto situatë. Në radhë të parë ne nuk ndihemi mirë me veten, para se të mendojmë se nuk ndihemi mirë me të tjerët. Për këtë dua që ti reflektosh më shumë, pasi nuk dua të jap supozimiet e mia, duke qenë se informacioni në letër nuk më lejon të shkoj më tej. Gjithsesi në rast se dëshiron të flasësh më shumë për këtë, je e mirëpritur të më shkruash sërish.

    Nga ana tjetër, ju të dy keni nevojë të restauroni besimin midis jush dhe më shumë pozitivitet.Të këshilloj të fillosh vetë me sjellje pozitive në forma të mëdha e të vogla në mënyrë që të krijosh një hapësirë tjetër midis jush. Gjithmonë në qoftë se është kjo ajo që ti do të bësh.

    Të uroj gjithë të mirat më tej në këtë reflektim tëndin,
    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV