06.11.2018
prsh jm nje vajz 16 vjec nk di si ti kontrolloj nevart e mia kam shum probleme familjare mamin eshte e semur mendore nk e kontrollon dot me veten se cfare ben babin ka raste e dhunon . Ka raste qe kam tentur te vras veten por e km te pamundur,km humbur besim ne vetvete mundohem te qetesohem ,mund te qetesohem per njefar kohe por vazdon e njejta situat
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur Lela,
Të falenderojmë shumë për besimin për të ndarë këtë shqetësim tëndin me ne.
E kuptojmë shumë mirë situatën e vështirë në të cilën gjendesh dhe do të të luteshim për pak durim deri në përgjigjen e ekspertit. Ndërkohë të ftojmë të shohësh në rubrikën ‘Shërbimet e ndihmës’ nëse mund të gjesh diçka që të përshtatet ty (https://nukjevetem.al/sherbime-tjera-te-ndihmes-3/)
Nëse ti nuk jeton në Shqipëri, na shkruaj që të mund të të gjejmë një shërbim sa më pranë teje.
Gjithashtu, të ftojmë të ndjekësh edhe këtë vídeo-ligjëratë të ekspertes sonë, për ankthin (https://youtu.be/F4UhvKLu8GU) nëse mund të të ndihmojë ndërkohë që presim përgjigjen nga eksperti që i kemi dërguar pyetjen.
E kuptojmë që është shumë e vështirë për ty gjithë situata që po kalon, por mos hiq dorë. Në pritje të përgjigjes se ekspertit, ne jemi këtu për ty!
Të urojmë çdo të mirë,
Stafi NukJeVetem
Pershendetje Lela. Kuptoj qe po kalon nje situate te veshtire dhe te falenderoj qe ke gjetur kurajon ta ndash me ne.
Situata te tilla familjare jane te veshtira per kedo, e aq me tepr per nje vajze adoleshente si ti. Nuk del shume e qarte nga shkrimi yt se nga cfare semundje apo crregullim vuan mami, por gjithsesi dhuna qe babai yt ushtron eshte e pafalshme. Duket se ti ndjehesh e vetmuar ne kete faze delikate te jetes, ku do kishe nevoje per mbeshtetjen e te dy prinderve te tu. Megjithate kjo situate nuk duhet te te mposhte. Me vjen keq qe ke tentuar te vrasesh veten, dhe duhet ta shohesh si nje shenje te forte per te kerkuar menjehere ndihme jashte familjes. Megjithse familja duhet te a jape siguri e ngrohtesi, ka raste kur ata ndjehen vete te mbytur e te pafuqishem, kesshtu qe eshte mire ta kerkosh ndihmen diku tjeter. Mbase nje shoqe/shok, mesuese apo i aferm, ku ti te mund te mbeshtetesh pak e te qartesosh mundesite.
Nuk e di se si jane mardheniet e tua me babain, por nga sa me tregon nuk duket se komunikoni shume. Nese eshte e mundur, do ishte mire qe dikush ti fliste dhe atij qe te kerkoje ndihme profesionale ne menxhimin e crregullimit te mamit, por dhe ne menaxhimin e zemerimit te tij. Nga sa shkruan, duket se ti ndjehesh e pafuqishme per tu perballur e vetme me babain, dhe ke zgjedhur (mbase pa vetedije) te reagosh edhe ti dhunshem si pergjigje.
E kuptoj qe je ne nje gjendje ku duket se nuk ke alternativa, por fakti qe na ke shkruar tregon se ka mundesi rrugedalje. Ti je nie vajze minorene dhe nese nuk ndjehesh e sigurte ne familje, e nese personat qe duhet te kujdesen per ty nuk arrijne dot ta bejne, atehere eshte e nevojshme te kerkosh ndihme jashte saj. Nese je ne shkolle, mund ta kerkosh aty mbeshtetjen, dhe pasi te ndjehesh pak me e qete, te vleresosh hapat e metejshme. Mbase mund te flasesh me psikologen/punonjesen sociale te shkolles, apo dike tjeter qe ti e konsideron te besuesueshem. Rendesi ka ti thuash vetes qe gjithmone ke mundesi zgjidhje dhe se nuk duhet humbur shpresa.
Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak me kete pergjigje.
Ermali