26.11.2018
Jam nje djal 21 vjeqar para 1 viti kam pi marihuan pak shum edhe mpat ardh ni ndjenj e keqe mas 2 muj mvike qajo ndenj npun tani kaloj si fobi mu ba mvike her pas here u tutshna me shku dikun u tutshna mu largu prej shpis jom kan te hogja jan kam edhe te psikologu do her mka than qe asht normale ,mu doke qe po tranona tani mkaloj ,mrrike kapak naper kry ama bana ma mir u shlirova pak tash mu ka kthy apet qe nja dy dit po likshtona po menoj keq qysh me flejt qysh mu qu qysh me punu qka baj mem ndodh apet qe muni mem kallxu a jom i vetmi edhe kur mkalon faleminderit shum
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe une e kam te njejten situat pak a shum
Pershendetje!
Ju falenderoj që vendosët ta ndani me ne shqetësimin tuaj. Me sa kuptoj më lart i gjithë shqetësimi juaj ne lidhje ndjenjen e keqe dhe fobine është shfaqur pas përdorimit të marihuanes.
Ajo që unë mund t’iu them në lidhje me këtë situatë është se, kanabisi është një nga medikamentet më të fuqishme alternative në planet. Shumë prej tyre kthehen në ndihmë për një sërë simptomash fizike dhe mendore – përfshirë ankthin. Për fat të keq, shumë njerëz ndonjëherë përjetojnë të kundërtën e saj. Kanabisi mund të shkaktojë sulme paniku dhe ankthi në disa individë.
Ka disa gjëra që mund të bëni për këtë fenomen. Gjëja e parë e rëndësishme është të kuptojni se çfarë po ndodh me ju. Njohja e simptomave është hapi i parë; trajtimi i tyre është hapi i ardhshëm. Të informoheni rreth këtij fenomeni është gjithashtu një mjet shumë i rëndësishëm.
Gjithashtu, unë do ju dugjeroja të kontaktonin nje psikolog ose therapist dhe të punoje me të në lidhje me situatën që ndodheni. Hap pas hapi do të ndjeni edhe clirimin nga kjo ndjesi që ju shpreheni se po ju rëndon.
Uroj që përgjigjia ime t’iu ketë ndihmuar sodo pak!