Këshilla/Blog

28.11.2018

Pershendetje,
Nuk esht hera e par qe po ju kontaktoj dhe faleminderit per pergjigjjet e juaja te shpejta.
Un nuk kam problem me veten po me motren time.
Ne fakt, ne ket moment ajo spo ndihet mir emicionalisht, esht e demotivune per gjithqka, do me nejt vetem n’shpi dhe thot se si te dal jasht, kur e di qe jam larg juve, miniher ndihna keq dhe shpejt vi te shpia. kur e pyesim se per qfar arsye, thot qe nuk ka asnje problem po vet spo ndihet mir(esht 17 vjeqe).
E kam genjyer : i tham qe edhe un po ndihem ne te njejten gjendje, edhe pse jam mir.
Fakti qe ajo pe di qe nuk esht e vetmja qe spo ndihet mir, a mund ta ndihmoj sadopak, dhe ta bej te jet me mir ?
Edhe a kini ndonje keshill se si ta ndihmoj ju lutem ?

NJV