Këshilla/Blog

04.01.2019

prsh jam nje vajze 16 vjecare
Familja ime nk eshte nje familje si te tjerat ( te lumtura). Shpesh her kemi debate ne shtepi edhe arsyeja eshte mamaja ime sepse ajo eshte e semur mendore ajo mendon se un nk jm me vajza e saj sepse ka raste qe zihem me ate per arsyje sepse ajo harron gjerat, flet gjith kohen me veten e saj me ze te larte dhe sa her qe i them pusho ajo nk pushon.
Ka raste qe harron dicka ku e ka lene dhe gjithon thote qe e kan marre dhe del e bertet jashte
Ndonjehere menoj te vrsa veten po nk e di cfare me pengon ndonjeher mendoj me vete pse nk km edhe un nje mama se gjith te tjeret .

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar shqetësimin dhe ndjesitë e tua në lidhje me një situatë familjare që në fakt është e vështirë.
    Ti shprehesh në letrën tënde që familja jotja nuk është një familje e lumtur si gjithë të tjerat, por unë mendoj që familja jote është e ndryshme dhe unike sic gjithë familjet e tjera, por situatat që ju po kaloni dhe përballja me shqetësime të shëndetit kërkojnë në fakt shumë mirëkuptim, mbështetje ndaj personit, gjetjen e hapësirave vetjake që të clirohesh nga pesha e gjendjes së krijuar.
    Në radhë të parë shpresoj që mami jot të jetë duke marr trajtimin e duhur lidhur me problemet e shëndetit mendor që ka, shpresoj që ju vetë të jeni të mirëinformuar për problematikën e saj dhe ecurinë në vijim dhe është shumë e rëndësishme që të keni përreth persona që tu mbështesin, qofshin familjarë ose profesionistë.

    Duke u rikthyer te ty, në fakt ne nuk zgjedhim dot se cfarë duhet të kemi në jetë, cfarë familjesh do donim të ishim dhe mendoj që lumturia ndonjëherë vecanërisht në situata të tilla vlen të përkufizohet dhe të matet me nivelin e asaj që “Japim” edhe pse situata është e vështirë, edhe pse kemi zemërim dhe inat shpeshherë. Dhe në fakt është normale që ti kemi të gjitha këto, edhe të ndihemi keq, por ajo që vlen në këtë situatë është cfarë kuptimi i japim gjithë kësaj.
    E di që do doje të kishe një mama ndryshe dhe të ishte ajo mbështetja për ty, por nga ana tjetër unë mendoj që problematika që ka mami jot nuk e lejon dot atë të shpreh cfarë ajo mund të jepte përndryshe.
    Nuk është një dënim për ty e dashur, por një sëmundje e shëndetit mendor dhe ti dhe ju po bëni më të mirën dhe kjo nuk është pak për të qenë pozitiv, por mbi të gjitha krenar për veten. Mbase duhet të fokusohesh ndryshe në të menduarin tënd në gjithë të këtë situatë, edhe pse është e vështirë.

    Gjithsesi të rekomandoj që të gjesh edhe hapësira apo gjëra në jetën tënde që të ndihmojnë të shkëputesh nga situata, por edhe të gjesh dashurinë në forma të tjera komunikimi apo mbështetje. Besoj se është mirë të flasësh për këtë me personat e tjerë brenda familjes ku edhe ti mund të mbështetesh dhe të marrësh atë që dëshiron më së shumti.
    Edhe bisedat me persona të afërt por edhe profesionistë për të shprehur veten, emocionet, ndjesitë e ndryshme që ti ke, do të ndihmonin ty përgjatë kësaj periudhe.

    Të uroj gjithë të mirat më tej dhe ta uroj këtë shumë sinqerisht dhe me gjithë mbështetjen e dashurinë nga ana jonë,
    Me respekt,
    Alma

  2. Krisi says:

    Pershendetje,dua ndihmen tuaj
    Jam shum keq nuk di cte bej sjam e lumtur fare dhe jam shum konzufe
    Familja ime sesht nje familje tamam sidomos keto kohet e fundit babi im nuk do tia dije per asgje cdo gje per te jane leket dhe gjithmone na bertet mos te harxhojm mamaja ime llaston vellain tim dhe kur atij nuk i plotesohet dicka ai nxehet dhe behet si i cmendur mua me dhunon mamaja ma ve mua fajin gjithmon te gjithe me shajne ne familje te gjith me ulin nuk kam mbeshtetje fare ndihem vetem nuk e di dua te vras veten por sec esht nje gje qe sme len …. nuk e di cte bej… ju lutem mos ma
    Publikoni emri

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV