Këshilla/Blog

16.01.2019

pershendetje.
jam vajz 16 vjeqe kam probleme ne familje shumm dhe gjithmon babin e kam jasht jshtetit dhe une jetoj dhe me njerken dhe kam dy motra nga babai pra me njerken mirpo une nuk kam kontakt me nenen time biologjike dhe me familjes e saj Kam qen shum e lumtur me ta gjithmon jam ndje shum mir me ta gjithmon me kan ber te lumtur por babai nuk na lejon te takohemii as te kemi kontakt eshte e pamundur gjithmon me mban nen kontroll ntelefon shkoll nuk mund te jem e lir dhe me shoqee nuk me le te dal rri vetem ne shtepii mendoj se po me largohet dhe shoqnia nga un ndihna shum e vetmuar kam shum mall per nene time dhe dajt sa her shkon njerka ime te familja e vet qaj gjithmon nuk ndalem se qaurii them pse te kem nje jet te till dhe me familjen e gjer kem probleme gjithmon kem qdo dit grindje babi eshte qdoo dit qdo her me stres eshte kam provuar te mbaj kontakt me dajt per 1 jav e ndjeja veten shumm e lumtur teper mirpoo babi ska deshir te mbaj kontakt nuk e dii qfar te bej nuk mund ta kundershtoj babin dhe te ket stres dhe per mua dhe te me mbaj ednde me shum nen kontroll mirpoo kam shum mall per ta ua te jem e lumtur qdo dit jetoj me stres dhe un nuk mund ti durij fjalt problemet qdo dit jam rritur pothuajse keshtuu nuk kam kujt ti shprehem nuk mund ta gjej veten ju lutem me keshilloni kam nevoj per nje ndihm sado te vogel, ju falenderoj shum pres pergjigjen.

  1. Anonymous says:

    Po mundohu te flasesh me babain.. ti thuash se cfare te pengon. Pastaj nese ai nuk te kupton fare fol me nenen
    Thuaj te te marr ajo
    Pasi je ne mosh per te vendosur vet se me ke deshiron te rrish ne gjykat

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne gjithë shqetësimin, ndjenjat dhe trishtimin tënd.
    E lexova me shumë kujdes letrën tënde dhe e ndjej gjithë gjendjen që je duke kaluar, dhe nevojën që ke për të stabilizuar një raport të ndërpreë me nënën tënde, me rrënjët e tua dhe me identitetin tënd. Dhe në fakt unë do të mbështesja fort për ta patur këtë lidhje, sepse kur dy njerëzit nuk rrinë dot më bashkë, apo vendosin të kenë jetët e tyre, duhen ta kuptojnë të gjithë këtë gjë edhe në optikën e fëmijëve që mos të ngacmojnë raporte që janë të rëndësishme për identitetin dhe veten e fëmijëve. Për ty mendoj që si babai, jeta dhe familja aktuale që ti ke, dhe nëna jote përbëjnë bazën e vetes tënde. Prandaj them që të mbështes në nevojën që ke për tu njohur, relatuar me nënën tënde dhe familjen e saj.

    Ndonjëherë të rriturit mund të mos kenë sjelljet dhe kuptueshmërinë e duhur pasi mund të kenë mendimet, fajësimet apo prespektivën e tyre për personin tjetër më të cilin janë ndarë. Në disa raste ndodh edhe që ata presin që fëmijët e tyre të kuptojnë prespektivën e tyre apo të mbajnë anën e tyre. Nuk e di nqs ky është rasti yt, por po e shkruaj pasi ndonjëherë ndodh edhe kështu.

    Duke u kthyer te ty, përpiqu të kuptosh prespektivën e babait tënd në gjithë këtë, pasi mund ti duket se ti nuk je kaq respektuese ndaj gjithë asaj që ai të jep, gjithë familjes, dashurisë që të ka dhënë ndërkohë.
    Megjithatë në këtë moment ti duhet të mbledhësh trishtimin dhe mendimet e tua dhe ti kërkosh babit të flisni, të të dëgjoj, ta dëgjosh dhe të mbështeteni te njëri tjetri.
    Unë mendoj që duhet ti tregosh babit që s’ndihesh mirë, ashtu sic po na e thua edhe ne, edhe ti shpjegosh që për ty është e rëndëishme të njohësh nënën tënde, pavarësisht cfarë ka ndodhur midis tyre dhe që kërkon mbështetjen e tij në këtë gjë, por edhe ti tregosh gjithë mirëkuptimin dhe dashurinë për atë cfarë ai të jep dhe që nuk nënvleftëson asgjë që ai është e ka bërë për ty.
    Gjithashtu në rast se njerka është një person mbështetës për ty mund të flisje edhe me të, si grua po edhe si nënë, duke i kërkuar mirëkuptim dhe mbështetje.

    Ti thua në letër që ai është kontrollues edhe ndaj telefonit, shoqërisë tënde etj, ndërkohë që jeton edhe larg. Nuk e di nga se vjen e gjitha kjo, apo ka ndodh dicka që ka sjell një mungesë besimi apo autoritet të vendosur në këtë mënyrë, por edhe kjo është dicka për të cilën duhet të flisni.

    Tani e dashur dua të them edhe dicka të fundit që edhe pse mund të jesh e pakënaqur aktualisht me situatën në familjen tënde, kjo bën që ndonjëherë të mendojmë palën tjetër, në këtë rast nënën tënde dhe fisin e saj si dicka më të mirë përkundrejt asaj që këmi, ose mbase më ideale, më të bukur.
    Më kupto drejt në këtë që po them dhe jam e sigurtë që me aq sa thua ti ndihesh shumë e plotë dhe e dashur nga familja e nënës tënde. Thjesht cështja është që ti të orientohesh në këtë situatë për të ndërtuar një raport sa më të mirë me të dy prindërit dhë në momentin që ta kesh këtë, përgjatë rritjes tënde të vlerësosh vetë gjërat, rëndësinë, influencat që ata kanë te ty, mbështetjen, komunikimin, mirëkuptimin.

    E di që s’është e lehtë, por unë besoj te ty dhe të inkurajoj të fillosh të flasësh dhe të komunikosh mendimet dhe shqetësimet e tua. Kjo do të ndihmojë më shumë se sa të zhytesh në një cikël ku gjërat mund të duken pa zgjidhje.

    Dhe jemi gjithmonë këtu për ty sa herë të duash,
    Të uroj më të mirat më tej,
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV