24.01.2019
Pershendetje
Do doja shum tju pyesja ne lidhje me problemin tim , gjithmon qe duhet te flas para shum persona psh ne klase per prezantimin e nje teme une nuk mundem filloj dridhem por me shume me dridhet zeri dhe nuk flas dot
Nuk munden dot ta kontrolloj kte situate .?
Ju lutem mund te me ktheni ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin tënd
Ankthi i të folurit në publik është i njohur, ti mund të kërkosh dhe të lexosh shumë gjëra për të dhe normalisht që bëhet frustrues dhe shqetësues për ne kur duam të performojmë, por nga ana tjetër sepse mbi të gjitha na bën të mendojmë se nuk jemi shumë të aftë të menaxhojmë dhe kontrollojmë veten apo të mbizotërojmë situatën.
Kërkohët gjithashtu të kuptohet që gjithmonë përjetohet ankth dhe siklet para një prezantimi, prandaj edhe i mëshohet shumë pjesës përgatitore të përmbatjes që duam të themi por edhe mënyrës se si.
Kjo është dicka që patjetër mund të mësohet se si të kontrollohet. Mund të bësh përsëritje të prezantimit, të kesh kontakt me sy ndaj personave që janë mbështetës për ty gjatë kohës së prezantimit, të bësh pauza, të buzëqeshësh me sikletin tënd, madje mund të bësh edhe ndonjë batutë në momentin që ndalon, të kesh më shumë besim te ajo që po thua, te argumenti vetë se sa si po e thua në momentin që ndihesh sikur po të rrëshket cdo gjë.
Kjo për të të thënë që ka strategji që ti mund ti aplikosh, të cilat mund të të rrisin konfidencën dhe të fillosh të kesh eksperiencë më pozitive në këtë drejtim
Nga ana tjetër do të këshilloja që të lexoje mbi këto teknika, të ndjekësh ndonjë kurs, të dëgjosh fjalime të personave të tjerë dhe si zotërojnë situatat etj.
Shpresoj që përgjigja ime të të orientojë të kuptosh që kjo është dicka e menaxhueshme nëpërmjet strategjive dhe ndërkohë që ta stimulosh edhe veten të mendosh ndryshe në këtë drejtim.
Të uroj më të mirat më tej dhe vecanërisht në prezantimin e radhës,
Me respekt,
Alma