Këshilla/Blog

28.01.2019

Tipat impulsiv nuk durojn dot kur njerzit ndajn nje mendim qoft negativ per te dhe keta te paret ndihen keq duke reaguar keq dashur pa dashur ndihen te fyer ndaj nje komenti apo mendimi,, cila esht me e mira qe te reagojn ne menyr pozitive duke mos u ndjer keq dhe duke mos u mar aq gjat me kete pse keshtu pse ashtu pa kaluar ne degradim dhe fyerje pa i dhen mendimit fjales personit shum rendesi duke mos reaguar fare pa car koken??

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit për pyetjen tënde dhe që e ke drejtuar te ne.
    Besoj lidhur me situatat për të cilat po na shkruan, ti duhet të jesh përballuar disa herë dhe me siguri nuk je ndjerë mirë në gjithë këtë.
    Është delikate dhe ndonjëherë jo shumë e lehtë që njerëzit të pranojnë kritikat apo komentet ose të kuptojnë prespektivën që je duke i dhënë për arsye nga më të ndryshmet që mund të lidhen me faktin se sa janë gati për të dëgjuar një koment, por edhe nga mënyra se si mund të thuhen gjërat.
    Mendoj që gjëja e parë më e rëndësishme është që të kuptohet momenti kur njerëzit janë gati për të dëgjuar dhe pranuar një këshillë, sepse shpesh ndodh që më së shumti duan të dëgjohen apo mirëkuptohen se sa dikush tu jap direkt një këshillë.
    Tjetra është që të perifrazosh dhe të përmbledhësh atë që të kanë thënë duke u siguruar që ke kuptuar drejt prespektivën dhe emocionet e tyre dhe mund ti thuhet edhe që “ në rast se të kuptova drejt, në mënyrën si e shoh unë, apo kam një prespektivë tjetër lidhur me këtë gjë….”.
    Njerëzit para se të pranojnë një kritikë, kanë nevojë të ndihen të mirëkuptuar. Sigurisht që ka edhe raporte dhe momente komunikimi, ku dikush nuk do ta pranojë atë që thuhet dhe do ta mohojë pasi nuk e përballon dot të vërtetën. Është normale në këtë rast të kenë një reagim impulsiv, në rast se kjo është ajo që ti ke dashur të shkaktosh duke u dhënë të vërtetën.

    Gjithsesi edhe në rast se situata komunikuese përshkallëzohet në fyerje dhe ofendim, është mirë të merret përgjegjësia e pjesës tënde në rast se ke thënë dicka më shumë se duhet, ose thjesht ti kërkohet personit ti mendoj gjërat me qetësi dhe të flisni njëherë tjetër.

    Por ndërkohë duhet bërë edhe paqe me situatat e ndryshme se jo cdo komunikim mund të jetë fjollë gjithmonë.

    Megjithatë të sugjeroj edhe të bësh një hulumtim të vogël te personat kur ka ndodh kjo gjë, duke i pyetur se cfarë i acaroi, i mërziti më së shumti. Besoj se kjo do të orientonte edhe ty në situata të tjera, përsa i përket rolit që mund të kesh patur në këto reagime.

    Shpresoj që kjo përgjigje të të ketë ndihmuar
    Të uroj më të mirat më tej
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV