29.01.2019
Pershendetje jam një vajzë 23 vjeqe. Kam problem me mendime te cilat me fiksohen ne koke. Qysh nga mosha 16 vjeqare kan filluar te me shfaqen mendime te padeshiruara ne mendjen time. Atë kohe mu shfaqen mendime te kqija per Zotin dhe besimin tim ishte periudhe e tmerrshme nuk e njihja veten ndihesha tmerresisht keq. Pas vizitave te Psikologu, Pas nje kohe fillova ta kaloj ate gjendje por prap disa vite me vone filluan te me fiksohen mendime ne mendje se une nuk jam e virgjer edhe pse une nuk kam kryer asnjeher mardhenje por gjat adoleshences kam masturbuar por pa futur asnjeher asgje ne vaginë. Prap U kriju nje gjendje e veshtire ne jeten time prap vazhdova vizitat te psikologu madje edhe tek gjinekolgu i cili me kontrolloj dhe me tha se skam nevoj te shqetesohem per ket qeshtje. Me shume veshtiresi arrita prap qe ta kaloj kete gjendje dhe fillova prapte ndjehem me mire.
Por perseri kan filluar te me perseriten keto mendime me jan bere fiksim ne mendjen time nuk po mund te jetoj e qet, mka humb vullneti
Mendimi se kam humbur virgjerin po ma veshtirson menyren e te jetuar nuk e di pse me behet kaq fiksim edhe pse gjinekolgu mka then se himenin e kam te paprekur
E ndjej veten shume keq me duket vetja se gjithqka qe bej jam duke bere mekat
Kaq shume vite kan kaluar dhe her pas here mua me duhet te ballafaqohem mr keso mendime. Pse po me fiksohet ky mendim
Si te sigurohem qe ky mendim nuk eshte i vertet
Shpresoj ne nje pergjigjeje nga Psikologu por edhe nga Gjinekologu i faqes suaj
Cfar te beje ????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
faleminderit qe na ke shkruar. Me vjen keq qe ndihesh ne kete menyre, por nga ana tjeter me vjen mire qe je konsultuar me psikologe dhe je drejtuar te mjeku.
Do mundohem te marr ne konsiderate aspektin racional dhe iracional te çeshtjes tende.
Aspekti racional qe duhet t’ia kujtosh vetes here pas here derisa te fillosh te ndihesh mire eshte qe fakti qe ke masturbuar atehere nuk eshte diçka e jashtezakonshme dhe nuk ta influencon jeten ne asnje menyre negative nese e ben rregullisht. Ne adoleshence ka zhvillime hormonale te vrullshme te cilat ndikojne komplet zhvillimin trupor e psikologjik te te rinjve. Masturbimi eshte vetem nje menyre per te njohur veten me mire, per te çliruar tensionin seksuale per t’u ndjere me mire psikologjikisht. Fakti qe ti e asocion me moralet e tua fetare apo e lidh me virgjerine, eshte aspekti iracional i cili e kuptoj se nga buron. Normalisht per shekuj me radhe fe te ndryshme kane transmetuar idene qe masturbimi apo seksi ne pergjithesi kane konotacion negativ dhe jane mekate. Keto ide i ka perçuar me vone shoqeria jone, sidomos ajo shqiptare, ku duke munguar informacioni shkencor eshte bazuar ne ide te vjetra fetare te cilat nuk kane asnje kuptim. Kjo eshte arsyeja e vetme pse ty te eshte fiksuar ky mendim e te ben te ndihesh kaq shume ne siklet.
Meqenese po ballafaqohesh me keto çeshtje, une do te te ftoja te reflektosh mbi fene e seksualitetin ne pergjithesi dhe shiko se cla eshte balanca e duhur. Shikoji si dy gjera te ndryshme qe nuk lidhen me njera tjetren. Ti mund te kesh parimet e tua fetare dhe mund te jesh nje individ i mire ne shoqeri, dhe nga ana tjeter ke aspektin tend seksual qe po zhvillohet akoma.
Une dhe shkenca shpresojme qe adoleshentet ne çdo moshe te eksplorojne seksualitetin e tyre ne menyren me te mire e te shendetshme te mundshme. Prandaj do te te lutesha qe te mos ndalosh eksplorimin e vetes tende vetem sepse ke keto ide. Sapo te lirohesh nga keto ide iracionale, do te fillosh te ndihesh me mire. Masturbimi eshte i shendetshem, provo vetem ta ndash ate nga besimi fetar e te mos e konsiderosh mekat.
Shpresoj qe kjo te te ndihmoje sado pak.
Na shkruaj serish nese ke shqetesime apo pyetje te metejshme.
Te pershendes,
Elisa