30.01.2019
un jom nje vajz 26 vjeqe dje ne ora 13.00 me shkrujti dhe me tha ne duhemi te ndahemi se mu familja sokam lenn oke i thash futa blok e provokova fmilja vet thann joooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo gabim je ithash si breh gabim tha une djain tem pe martoj me tjeter 8 muj jemi kon bashk t fejummm um la ju lutem femra ,mos ju besoni djemve mendoni mir parasemu martuuu seeeee ndeshta ju mashtron dhe juve zoni zi ju del nkto vjet mareeee ju pershendes me kete sms tim kalofshit mireee suksese ne dashuri ………….
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Laura,
faleminderit qe na shkruan. E kuptoj qe po perjeton nje zhgenjim ne dashuri por e kam te veshtire ta kuptoj problemin tend pasi e ke shprehur ne menyre jo shume te rregullt prandaj po aludoj pak.
Zhgenjimet ne dashuri jane te zakonshme sidomos ne moshen tende. Kjo nuk do te thote qe te gjitha femrat nuk duhet t’i besojne te gjithe meshkujve. Keto konkluzione i arrijme ne momente ku cdo gje na duket e zeze e terr e po vuajme nga dikush. Njerezit ne pergjithesi qellon qe te kene probleme me menyren se si i shprehin ndjenjat, nuk e dijne saktesisht se cfare duan nga jeta, e kane pasigurite e tyre personale te cilat i projektojne te partneret e tyre dhe kjo shkakton probleme e dhimbje. Pra shumicen e rasteve kjo nuk duhet te merret personalisht pasi ka te beje me personin tjeter. Keto mund te jene femra ose meshkuj, pra gjinia nuk ka shume rendesi.
Une do te te keshilloja qe te marresh pak kohe per veten tende. Te kuptosh e te reflektosh se çfare do vertete. Njerezit jane te ndryshem e nuk ka nevoje te humbesh besimin ne to. Gjera me te mira do te vijne ne jeten tende ne momentin qe te jesh gati per to.
Gjithe te mirat,
Elisa