Këshilla/Blog

08.02.2019

Pershendetje kam perjetuar ne periudha te caktuara momente shume te medha stresi i cili ka vazhduar gjate nje periudhe kohore prej 4 vitesh.Kohe ne te cilen jam keshilluar dhe me specialiste per te marre mjekim dhe keshilla sepse ne keto kohe kam perjetuar ankth.Mjekimi qe kam mare ne fillim ka qene pak i forte derisa pas dy vitesh nga koha qe mora mjekim u sherova dhe i hoqa ilacet te gjitha per nje vit rresht.Pas kesaj nje periudhe e veshtire beri te perjetoj perseri semundjen me fort dhe kalova ne nje gjendje tjeter qe dr e quan bipolaritet.Ajo qe dua te di eshte a sherohet kjo semundje?Ndjej me shpesh pergjumje dhe jo deshire per te bere aktivitetet e perditshme.Nje pergjigje ju lutem

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshëndetje Aurel,

    Depresioni bipolar, nëse është kjo diagnoza e saktë në rastin tënd, është një çrregullim kronik. Nuk ka një ‘kurë’ përfundimtare për këtë çrregullim, por studimet dhe praktika klinike mbarëbotërore sugjeron se trajtimi kombinuar i psikoterapisë me mjekimin, ndihmon jashtëzakonisht shumë për të menaxhuar simptomat dhe për të pasur një jetë funksionale. Me kalimin e kohës, ndërkohë që mjekohet dhe ndjek psikoterapinë, personi mëson të njohë veten, të kuptojë rrethanat penguese, apo ndihmuese, të kuptojë efektin e mjekimeve të caktuara, të kuptojë simptomat si dhe mëson ti parandalojë, apo menaxhoje ato. Kjo do të thotë që personi mëson të bashkëjetojë me problemin e vet, siç ndodh në fakt me këdo që gjatë jetës së vet mëson të bashkëjetojë me një gjendje kronike të çfarëdolloj natyre.

    Megjithatë, depresioni bipolar është i vështirë për t’u diagnostikuar, pasi kërkon vlerësim të shrtirë në kohë më qëllim që të mbulojë gjithë gamën e problemeve/simptomave që shfaqen në periudha të ndryshme. Për këtë arsye, do të të rekomandoja të konsultoheshe sërish për të garantuar një vlerësim të saktë klinik dhe njëkohësisht të fillosh psikoterapinë me një psikoterapist të kualifikuar, cilido qoftë problem yt.

    Më vjen mirë që ke kërkuar ndihmë shumë shpejt, që në fillim të shqetësimeve të tua dhe më vjen veçanërisht mirë që je i hapur për informacion dhe ndihmë profesionale. Të bashkëjetosh me një gjendje kronike kërkon të ballafaqohesh pikësëpari me paragjykimet personale në lidhje me shqetësimin si dhe kërkon mendjehaptësi për të kërkuar më të mirën për veten.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

  2. Gres says:

    Persh
    Ndjej se kam cregullim bipolar dhe humbje t memorjes me ka ndodh krejt papritur brenda 2 muajsh kjo gje . Ka sherim ?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. problem says:

    A ndikon bipolarizimi ne trashegimi meqenese eshte semundje gjenetike?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  4. Anonymous says:

    pershendetje,isha pak e stepur te shkruaja apo jo por dua nje mendim. Jam ne nje lidhje 2 vjecare dhe partneri im ka nje histori familjare ‘bipolariteti.keto dy vite kam kuptuar shume shenja bipolariteti ,depresioni dhe ankthi qe jane shfaqur gradualisht me periudha te shkurtra gjate kesaj kohe dhe ka shkuar dhe ne vetvrasje.nuk kam qen shum mbeshtetse sa duhet sepse nuk kisha hasur ndonjeher persona afer meje qe duhet ti mbeshtes me keshtu probleme. Po ashtu as nuk kisha shum informacion te detajuar rreth ketyre probleme.lidhja jone eshte bere dhe toksike duke i ven faj dhe vetes .kemi planifikuar nje te ardhme bashk por tani qe reflektoj dhe qe di kjo do jet per shum kohe nuk mendoj se do jet i gatshem per te ndertuar dhe familje .nqs e marr si risk cfare duhet te kem parasysh?dua nje keshill ne aspektin e “mardhenies” nqs mundet.

  5. Anonim says:

    Terhiqu sa je ne kohe.
    Te jetosh me nje person te tille, cdo dite vdes nga pak ????

  6. Dikushtendihmon… says:

    Thjesht kini besim ne vetvete dhe mundohuni ti flisni vetes tuaj sikur te ishit dy persona qe jan duke kaluar nje moment te veshtir dhe pak nga pak kjo do mbase nuk do te sherohet menjeher por mund ta ndjeni veten me mir.Dhe mos harroni qe “armiku me i madh joni esht po vet vetja jon……

  7. Klar says:

    E veshtire ti shoqerosh e mbeshtetesh

  8. Ki besim në vete says:

    Kam gati 4 vite qe u diagnostikova me luhatje humori ose ndryshe bipolaritet, gjat këtyre viteve më ndodhi të përjetoj gjëra që si kisha menduar. Ankth, stres, frike, zhurma ne koke. Hera e pare që me ndodhi isha skeptike disa informacione i dija pasi lexoj shum, por u tremba nuk kisha siguri. Përveç kësaj ndoqa mjekimin e duhur te doktori dhe u sherrova i lashe ilaçet. Por kaloj 1 vit u semura përsëri me filluan mendimet e cudicme ne kokë, ok kaloj dhe kjo e dija e kisha c’rregullim humori. Mundohesha ta kontrolloja veten, tani jam akoma duke u kurruar dhe ndihem plot jet jam shum mirë, falenderoj zotin dhe te gjith ata qe besuan tek mua dhe me qëndruan pranë në momentet më të vështira.
    Mu perserit vetëm 2 herë dhe hera e dytë ka qen e lehtë, e menaxhoja veten.
    Unë, si individ me bipolaritet, e kuptoj se është vërtet sfiduese të ndjesh këto ndryshime të mëdha në emocione dhe energji. Por, është e rëndësishme të pajtohem me faktin se bipolariteti nuk është fajin tim dhe nuk tregon asgjë për vlerën time si person. Është thjesht një sëmundje mendore që mund të menaxhohet.

    Duke u rrethuar me njerëz të dashur dhe duke ia thënë atyre se si ndihem, ndihmoj veten time që të ndjehem më mirë dhe të jem më e hapur për ndihmën që më ofrojnë. Duke qëndruar e përkushtuar ndaj mjekëve dhe duke mbajtur rregullisht seancat e terapisë, po punoj drejt menaxhimit të më mirë të simptomave dhe ruajtjes së stabilitetit tim emocional.

    Unë gjithashtu ndjek aktivitete që më sjellin kënaqësi dhe më ndihmojnë të qëndroj e qetë. Një rutinë e rregullt gjumë dhe ushtrimi fizik janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e kujdesit të mirëqenies sime. Duke marrë kujdes në vetën time dhe duke kryer veprimtaritë që më interesojnë, unë ndihem tërheqëse dhe e sigurt në vetvete.

    Unë nuk ngurroj të kërkoj ndihmë kur më del jashtë kontrolli. Në rastet kur ndodhin periudha me simptoma të rënda, unë shkoj te mjeku im dhe bashkëbisedoj për të kërkuar ndihmë shtesë. Unë nuk jam vetëm në këtë betejë, dhe ka shumë burime që mund të më ndihmojnë në rrugën time drejt mirëqenies mendore.

    Ti je një person i vlefshëm dhe i fortë. Mos harroni që bipolariteti është vetëm një pjesë e jetës sënde dhe nuk të definon si person. Rri i hapur, kërko ndihmë dhe mbështetje, dhe bashkëbisedo për përvojat tënde. Bashkë mund të shkëlqejmë dhe të bëjmë ndryshimin që dëshirojmë të shohim në botë për perceptimin e sëmundjes mendore.

    Unë besoj ne ty!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV