Këshilla/Blog

13.02.2019

Jam 23 vjec… Para ca vitesh flisja me kete te dashurin qe kam tani… por njekohesisht flisja dhe me te tjere ne telefon… une nuk isha e sigurt per kete djalin dhe u flisja te tjereve… kam qene 18 vjec.. por me 2 prej tyre kam shkuar nga 1 here kam kryer marredhenie. Une me te dashurin nk takoheshim shpesh …. heren e fundit nje djale qe e konsideroja donte te kryente marredhenie. Por ne moment qe do kryenim une fillova te qaja. Nuk vazhdoi me tej . gjithsesi qe ateheere nuk e kam perseritur me dicka te tille… dhe as qe e coj nepermend..Theksoj se me te dashurin aktual qe kam nuk kishim marredhenie intime.. zoti me falte… po ndihem shume ne faj tani.. sepse ai eshte sh i mire me mua.. gjithashtu ne duhemi shume…. me ndihmoni

  1. Andi says:

    Shqetesohesh kot! Une kam te njejten moshe si ti,pra 23 vjec dhe kam folur dhe me vajza te tjera pervec te dashures,jam ndjere mire me to dhe ndjenja qe kemi pas,ka bere qe te kemi marredhenie.
    Kjo do te thote qe une lumturine e ndjeja dikur tjeter dhe nuk e shqetesoja veten rreth kesaj.
    Nuk duhet te shqetesohesh per gjera koti, nese duhesh vazhdo lidhjen, mos kujto kot.

    Ske pse ndihesh ne faj,e ke ndjere e ke bere.

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin e mendimet e tua mbi lidhjet në jetën tënde.
    Në fakt në letrën tënde, ti shpreh një konfuzion në raportet që ke krijuar, biseda, marrëdhënie intime etj, nevojën për të gjetur dikë apo dicka që të plotëson, pasiguritë vetjake.
    Mendoj që faji që ti ndjen në këto momente nuk të ndihmon për të kuptuar veten dhe të tjerët përreth.
    Në gjykimin tim, është më mirë të marrësh kohën tënde për të reflektuar për cfarë ti dëshiron, cfarë të plotëson ty, cfarë do të bësh, në rast se ndihesh mirë dhe e sigurtë me të dashurin që ke, ose në rast se dëshiron të eksplorosh. Këto janë disa përgjigje që duhet ti gjesh me veten tënde, në mënyrë që me tej në jetën tënde të drejtohesh drejt asaj që do me konfidencë dhe e sigurtë, cfarë do lloj marrëdhënie të duash të stabilizosh ose jo. Besoj se ti je në pikën që nuk mund ti fshihesh vetes tënde.
    Kështu që përdore këtë kohë për të menduar pak më shumë dhe për të marr vendimet e duhura. Në rast se pas kësaj, do ti përkushtohesh partnerit tënd, bëje me përgjegjësinë e duhur dhe në rast se do mendosh ndryshe pas reflektimit, ji e sinqertë me veten për të mos lënduar persona dhe lëri të shkojnë në jetën e tyre.

    Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar për të menduar më mirë në këtë situatë.
    Të uroj gjithë të mirat më tej,
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV