15.02.2019
Jam një nënë e re, totalisht e palumtur. Bashkëshorti punon gjatë dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloj vetëm në shpi duke u kujdesur për djalin. Thotë që më do, ndonjëherë gatuan, lanë enë, meret me djalin kur ka kohë. Por unë ndihem e neglizhuar. Gjithnjë më akuzon se jam pa punë dhe se ai po më mban me bukë dhe në një sherr më tha se isha unë që doja fëmijë, jo ai.
Dua ti jap fund jetës pasi jeta pa të do të ishte e vështirë. Ndihem e zhvlerësuar, e pavlerë. Madje më ka dhunuar gjatë shtatzanisë dhe pasi linda deri në momentin që e kërcënova për denoncim dhe vura në dijeni familjet tona. Tashmë dhuna nuk është më fizike. Gjendja ime psiqike është duke u përkeqësuar. Familja ime nuk ka mundësi për tu kujdesur për fëmijën tim. Para se të vetëvritem, t’ia lë beben nënës së tij dhe atij apo ta çoj në një jetimore?
(Ju lutem përgjigjuni pyetjes sime, këtë vendim e kam marrë tashmë. Është eutanezi.)
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje zonje, e lexova mesazhin tend me shum vemendje, nese nuk e do burrin tend te sygjeroj te ndahesh me te, gjej nje pune dhe rrite djalin tend me dashuri, mos e lendo veten tende sepse je shum e re, dhe djali ka nevoj per nenen e tij, nese ai nuk te vlerson duhet te largohesh menjeher, fillo nje jet te re me djalin tend dhe me beso jeta do lulezoj perseri per ty, do jesh shum e lir dhe e lumtur, Jeta te do. Te uroj gjith te mirat MQ.
Pershendetje e dashur,
Te falenderojme qe na ke shkruar dhe na ke besuar.
Do te te luteshim te na jepje nje numer telefoni, i cili sigurisht NUK do te behet publik, por do te sherbeje qe nje nga ekspertet tona psikologe t’ju kontaktoje drejtperdrejte.
Gjithashtu nese mund te na thoni nje dite edhe nje ore te pershtatshme per ju qe ajo t’ju kontaktoje.
Nese nuk mundeni te flisni ne telefon, serish na shkruani ne menyre qe ekspertja jone t’ ju pergjigjet me letra.
Ne pritje te pergjigjes suaj.
Jemi ketu per ju,
Stafi NukJeVetem