21.03.2019
Pershendetje!
Jam aktualisht ne nje gjendje depresioni dhe ankthi. Vetem me qaet , nuk me dilet nga shpia, kam te drridhura dhe kam filluar te kem frike nga vetja. Me dbemb kraharori dhe mezi marr fryme. Merzitem per gjene me te vogel dhe nese del dicka pak me e madhe behem keshtu. Ju lutem si mund te dal nga kjo gjendje. Me mendjen time kuptoj qe nuk eshte normale, por eshte me e forte se llogjika ime.
Falelinderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke drejtuar shqetësimin tënd.
E kuptoj dhe e ndjej që është një gjendje e vështirë dhe shqetësuese për ty me aq sa përshkruan në letër.
Nuk mund të përkufizoj qartë me aq sa thua në rast se është një gjendje depresioni pasi kjo mund të përcaktohet vetëm me një vlerësim të mirë nga një ekspert.
Por ti përshkruan disa shenja që në fakt tregojnë që kur nuk përballemi dot shëndetshëm me situatat që na ndodhin në jetë, ose mekanizmat tonë mendorë dhe emocionalë janë të brishtë, atëherë normalisht që ngarkesa fillon përkthehet në trup, me dridhjet, me dhimbjet, frymarrjen e lodhshme etj.
Ankthi është një formë e shprehur që kërkon të na bëj ne alert të merremi me shkaqet e vërteta apo të tentojmë ti zbulojmë ato dhe të mendojmë në formë racionale për to
Cështja me këto lloj gjendjesh është që krijojnë shumë të menduar negativ dhe mendimet negative rezultojnë në qëndrim dhe sjellje po negative dhe kur përseriten në një cikël, kjo bëhet një skemë funksionimi e vazhdueshme. Cdo gjë fillon dhe bëhet e errët.
Prandaj mënyra më e mirë në këtë rast është që të identifikohen të gjitha mendimet negative që ti zhvillon për veten, për situatën etj, të balancohen ato me prespektivë më racionale dhe të adoptohen edhe sjellje të reja ndaj situatës apo situatave.
Prandaj, unë dua të të bëj disa pyetje:
Cfarë frikërash ke te vetja? Kush janë frikërat më të mëdha? Si do mi përshkruaje ato?
Cilat situata ta krijojnë më shpesh këtë gjendje?
Për cfarë mërzitesh? Cfarë mendon në ato moment? Përvec mendimeve negative, cilat janë gjërat pozitive?
Cilat janë situatat në të cilat ndihesh mirë? Cilat janë gjërat që të pëlqën ti bësh?
Me kë flet dhe diskuton në këto raste? Ka persona suporti përreth teje?
Në radhë të parë është mirë që ti je me ndërgjegjshme që ti ke nevojë për suport dhe për tu orientuar dhe ky mendoj se është momenti më i mirë. Nuk janë gjendje të pakapërcyeshme, por kërkojnë vëmendjen e duhur.
Mund të më shkruash më gjatë këtu, por mendoj se një diskutim përballë me një profesionist psikolog mund të të ndihmonte për të bërë biseda më të gjata për të identifikuar më qartë mendimet e tua si dhe dhënien e mbështetjes së duhur.
Gjithsesi je gjithmonë e mirëpritur të na rishkruash.
Të uroj më të mirat më tej,
Me respekt,
Almandina