26.03.2019
Besoj nga hulumtimet e mia qe kam Bipolar Disorder dhe Obsessive-Compulsive Disorder.
Normalisht skam qene social qe ne vogeli dhe besoj qe kjo e ka shkaktuar qe ti kem keto 2 disorders.
Kjo do te thote qe une vuaj cdo dite,pasi jam asocial dhe mendimet negative qe kam per njerezit me bejne te vuaj dhe me shume,sepse mendoj qe sic jam une me veten seshte asnje me mua.
Nuk eshte faji im qe une kam keto 2 disorders,fakti qe jetoj ne nje shtet negativ si Shqiperia qe ska nje shoqeri qe te suporton apo te motivon,me ben te mos hapem me asnje.
Fakti qe skam asnje njeri afer,e perforcon me shume idene se une kurre smund te krijoj as miqesi,as me shume sepse ndihem sikur ma kane me hile.
Une kerkova ne Google dhe simptomat qe kam perputhen.Nuk e di perse duhet te jem une ai qe duhet ti kete keto 2 disorders,por di te them qe nuk eshte gje e kendshme te kesh shume mendime negative apo te ndjehesh sikur jeton ne vendin e gabuar,ne nje shoqeri pa oksigjen.
Te psikologu nuk shkoj dot pasi nuk i besoj dhe nuk besoj se do me lehtesoje,mjekim nuk mund te mar sepse jam teper krenar per veten dhe se lejoj te pi medikamente te demshme.
Ketu vertet ofrohet ndihme,apo thjesht 1 pergjigje edhe aq?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Olsi,
Fillimisht te falenderojme qe je drejtuar tek ne si dhe duam te te bejme me dije se pyetja jote i eshte derguar ekspertit perkates. Pergjigjja e pyetjes do te postohet brenda disa diteve, prandaj te lutem qendro ne korrent me faqen.
Te urojme nje dite te kendshme,
Stafi nukjevetem
Përshëndetje i dashur
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin tënd, por edhe dyshimet që ke lidhur me gjendjen tënde.
Do ta filloja me pyetjen që ti ke bërë në fund, duke shpresuar që të sjell te ty një përgjigje reflektuese dhe që mund të të orientojë ty për të bërë dicka, pasi me sa kuptohet qartë në letrën tënd, ti je shumë aktiv në lexime, në të kuptuarin dhe hulumtimin e gjendjes tënde, detajimit dhe thërrmimit qoftë të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm.
Kështu që shpresoj të mbërrij te ty me përgjigjen që je duke kërkuar ndaj nesh, por edhe mbi të gjitha përgjigjen që je duke I kërkuar vetes.
Më vjen mire që je shumë aktiv në leximin e informacionit për gjendjet ku je, por me aq sa përshkruan në letër, mendoj që vetdiagnostikimi për dy disorders mund të jetë pak i nxituar, por edhe në rast se nuk është, është e nevojshme që të përkufizohet nga një ekspert profesionit dhe vlerësii i mirëfilltë.Pasi për tu cilësuar me një disorder duhet të plotësohen disa kritere, te shtrira në kohë të gjatë dhe që mund të jenë penguese të jetës së përditshme dhe cilësisë së saj.
Për më tepër, mendoj që ështe e nxituar të përkufizosh 2 disorders përnjëherë.
Nga ana tjetër, të paturit e disa elementëve si të qënit jo shumë socialë, introvertë, kapërcimet në bipolaritetin e gjendjeve të humorit në momentin që të bëjnë të vuash mund të jenë indikatorë që mekanizmat për të përballur me atë cfarë na shqetëson, apo duam të arrijmë nuk janë ende aq të fortë dhe të shëndetshëm.
Nuk është shumë e qartë në letrën tënde, por ti shpreh një vuajte edhe të brendshme por edhe në lidhje me realitetin përreth. Duket sikur do të vendosësh një kontakt me realitetin që s’po e arrin dot.
Mos ndoshta edhe ky vetdiagnostikim i hershëm është një mënyrë për të “vendosur paqe” për ta pranuar veten që kështu je, për tu justifikuar pak, për t’ju shmangur vuajtjes së mendimeve dhe ndjesive që ke dhe përballjes me to?
Unë mendoj që kjo është ajo që është më e rëndësishme që të kuptohet dhe të mos ti shmangemi në këtë rast.
Për cfarë je duke vuajtur? Cilat janë mendimet negative që ke? Në cilat situata? Për cilët njerëz? Cfarë vuan ti më shumë nga kjo që cilëson për veten që nuk je social? A ka persona përrreth teje disi të afërt për ty (familjarë ose miq) që mund të shprehesh dhe të dëgjojnë?
Nga ana tjetër, kush janë cilësitë e tua më të mira, më të forta? Kush janë situatat e gjërat pozitive në jetën tënde? A ka situata kur nuk ta kanë pas me hile?
Unë e kuptoj dhe e ndjej që nuk ndihesh mirë, por mendoj që duhet filluar njëherë me këto pyetje mbi mënyrën si mendohet, perceptohet dhe sillesh në situata të caktuara.
Jemi shumë të hapur këtu në këtë faqe për të vazhduar komunikimin dhe në rast se ti dëshiron të shprehesh më shumë për jetën tënde, qoftë duke shpjeguar pak më tepër për cfarë të dhemb, të bën keq në cfarë situatash, kush janë sjelljet e reagimet e tua.
Kjo do ndihmonte për të hyrë më thellë te shkaqet e kësaj gjendje që ti përshkruan.
Megjithatë një përballje e drejtpërdrejtë me një psikolog do të ndihmontë të kishit një bisedë me të qartë për pyetjet që unë të bëra më lart. Nuk është qëllimi i psikologut mjekimi me medikamente, por të kuptuarit më thellë, të marrit e kohës për të vlerësuar dhe për të orientuar ty.
Kur ne kemi mendime negative dhe si rezultat edhe ndjesi negative, jemi shumë alertë, sensitive dhe të vëmendshëm për ti kapur këto lloj gjendjesh por edhe për tu vetizoluar pak dhe për të mos pranuar ndërhyrjen apo prespektivën e ndihmën e dikujt tjetër. Besimin e kemi më të ulët automatikisht për atë cfarë do përfitohet. Por ndërkohë ti na ke shkruar (dhe shumë mirë dhe sërish të falenderoj) , që do të thotë që je duke kërkuar një përgjigje jashtë vetes tënde, te dikush tjetër.
Kështu që ne jemi këtu për ty sërish, por do të ftoja ta mendoje edhe një takim me një profesionist për të folur më gjatë.
Shpresoj vërtet që përgjigja të ketë qënë ndihmuese për ty. Je i mirëpritur që të na shkruash sërish.
Gjithë të mirat,
Me respekt,
Alma
Faleminderit per pergjigjen tende Almandina (emer i bukur por shume i gjate ).
Nuk me intereson fare anonimiteti ketu pasi jam une qe po kerkoj ndihme,pasi kam ngecur keq ne nje faze te ngrire te jetes time.
Nuk e di por pergjithesisht si besoj psikologeve,por keshilluesve,nuk e mar mundimin asnjehere te shkoj ne psikologe.
Pergjigjet e pyetjeve jane ketu:
Për cfarë je duke vuajtur? Une jam duke vuajtur per te pasur nje jete normale dhe te frytshme.
Cilat janë mendimet negative që ke? Qe kam ngecur ne nje faze te jetes time qe eshte aq bosh dhe pa njerez,suport,motivim dhe mbyllja ne vetvete.
Në cilat situata? Ne cdo situate,mendoj qe une kam paksa fat te keq.
Për cilët njerëz? Per kedo.
Cfarë vuan ti më shumë nga kjo që cilëson për veten që nuk je social? Vuaj me shume nga pjesa qe skam njeri afer meje dhe dike qe interesohet per mua.
A ka persona përrreth teje disi të afërt për ty (familjarë ose miq) që mund të shprehesh dhe të dëgjojnë? Jo nuk kam,asnjeri.Familjaret squhen miq.Nuk dua te me degjojne,jam tip i mbyllur.
Nga ana tjetër, kush janë cilësitë e tua më të mira, më të forta? Cilesite e mia te forta jane qe jam honest
Kush janë situatat e gjërat pozitive në jetën tënde? Ska asgje pozitive
A ka situata kur nuk ta kanë pas me hile? Jo nuk ka pasur.
Përshëndetje
Faleminderit për përgjigjet që u ke dhënë pyetjeve dhe vijueshmërinë e komunikimit.
Me cfarë ke shkruar kuptoj që tashmë kemi një mirëkuptim të përbashkët lidhur me faktin që është një fazë problematike apo sfiduese në jetën tënde dhe nuk ka të bëjë me crregullimet e supozuara në letrën e parë. Më vjen mirë për këtë dhe për faktin që do ta vlerësoje ndihmën e një këshilluesi për të folur gjatë.
Në fakt do doja të qartësoja që këshilluesi, psikologun apo këdo profesionist, duhet të jetë dikush që ti e zgjedh dhe me të cilin duhet të ndihesh mirë që në fillim. Kështu që është një marrëdhënie që orientohet drejt zgjedhjes dhe ndërtimit të besimit.
Unë do të doja të të sfidoja pak më shumë edhe te përgjigjet që ti ke dhënë në thelb.
Ti përmend që është një fazë e ngrirë në jetën tënde, por me cfarë kuptoj nga mënyra se ti përgjigjesh dhe I përshkruran gjërat, ti punon shumë me trurin tënd dhe kam përshtypjen se më shumë se sa një fazë e ngrirë në jetën tënde, ka gjëra që ndoshta ti i “ngrin” vetë.
Rikthemi pak te vijueshmëria e përgjigjeve të tua
Për cfarë je duke vuajtur? Une jam duke vuajtur per te pasur nje jete normale dhe te frytshme.
Të kesh një jetë normale dhe të frytshme nuk më duket se është vuajtje, por është objektiv dhe mbi të gjitha shumë pozitiv. Cfarë mendon ti se të pengon në këtë gjë? Cfarë kufizimesh mund të jesh duke i vendosur vetes apo cfarë kufizimesh mendon që të sjell ambjenti dhe njerëzit përreth? Cilat janë mendimet e tua si pozitive dhe negative lidhur me këtë gjë? Mund të më përshkruash një situatë më specifike.
Cilat janë mendimet negative që ke? Qe kam ngecur ne nje faze te jetes time qe eshte aq bosh dhe pa njerez,suport,motivim dhe mbyllja ne vetvete.
Cfarë vuan ti më shumë nga kjo që cilëson për veten që nuk je social? Vuaj me shume nga pjesa qe skam njeri afer meje dhe dike qe interesohet per mua
Po sigurisht që kemi momente të tilla. Cfarë do ta bënte jetën tënde të plotë tani? Ti thua se je pa njerëz, suport, motivim dhe mbyllje në vetvete? Po a Je duke kërkuar ti njerëz, suport, motivim së jashtmi dhe një mundësi për të tjerët për të ardhur te ty dhe për të të njohur ty. Cështja është që kur ndihemi mirë, ne bëhemi më protektiv dhe krijojmë ishullin tonë, ku s’duam shumë të shqetësohemi, edhe e ngrijmë edhe interesin që dikush mund të na tregojë. Tentojmë shumë të justifikojmë veten. Kështu që unë mendoj që kërkohet që ti ta sfidosh veten në këtë gjë, duke menduar ndryshe dhe duke filluar ti të bësh I pari atë që je duke pritur të bëjnë të tjerët. Mund ta provosh këtë gjë?
Ti thua që ke një cilësi shumë të madhe që është të jesh I ndershëm. Pavarësisht ne cfarë bote jetojmë është një cilësi që mund të ndihmojë për të ndërtuar marrëdhënie të mira.
Në cilat situata? Ne cdo situate,mendoj qe une kam paksa fat te keq. Mund të më pëshkruash një apo disa nga situatat dhe cfarë ka ndodhur?
A ka persona përrreth teje disi të afërt për ty (familjarë ose miq) që mund të shprehesh dhe të dëgjojnë? Jo nuk kam,asnjeri.Familjaret squhen miq.Nuk dua te me degjojne,jam tip i mbyllur.
Në rast se je tip introvert në natyrë, do të jesh I tillë dhe kur ne e njohim mirë veten, ne bëjmë paqe me natyrën tonë. Ndërkohë që ti thua që je tip I mbyllur dhe nuk do të të dëgjojnë dhe nuk është se ndihesh mirë me këtë gjë sepse pak më lart thua që je pa mbështetje nga të tjerët dhe kjo është një nga gjërat që të shqetëson.
Po ke të drejtë që familjarët nuk janë miq, por janë persona të afërt dhe që mund të na ofrojnë shumë mbështetje.
Kush janë situatat e gjërat pozitive në jetën tënde? Ska asgje pozitive
A ka situata kur nuk ta kanë pas me hile? Jo nuk ka pasur.
Nuk do të komentoj shumë lidhur me këtë gjë, por do të pyesja “pse je kaq I sigurtë që është kështu” dhe “Mendon që gjërat mund të ndryshojnë më tej?
Në pritje të përgjjigjes tënde, të uroj më të mirat,
Me respekt,
Almandina