31.03.2019
Pershendetje!
Jam ne nje situate te veshtire nga e cila nuk po gjej dot zgjidhje, saqe kam menduar dhe vetevrasjen. Une studioj ne nje universitet privat dhe nuk e kam paguar akoma tarifen e studimit, ato nuk me lejojne me te ndjek mesimin derisa te shlyej detyrimet financiare qe prej 2 javesh.
Me familjen nuk flas dot sepse ata asnjehere nuk me mbeshtesin, nuk di si ta zgjidh.
Gjithe diten qaj dhe e vetmja gje qe dua eshte te vdes.
Ju lutem me ndihmoni!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Eva!
E kuptoj situaten e veshtire ne te cilen ndodhesh dhe gjendjen e renduar emocionale qe po perjeton.
Kuptoj sa peshe ka shkolla per ty, perderisa po e vuan kaq shume dhe sa te veshtire e ke te flasesh me prinderit e tu per kete situate.
Shume njerez ndihen keshtu te pakten nje here ne jete. Shume studente perjetojne momente te tilla te veshtira per shkak te kerkesave te shumta qe ushtrojne te tjeret ndaj tyre, por edhe ata ndaj vetes. Ama eshte e pamundur t’i permbushesh gjithmone keto kerkesa! Dhe po aq e pamundur eshte te jesh gjithnje mire dhe pa nevoje per ndihme!
Si kushdo qe ka nevoje per ndihme, edhe ti duhet te mbledhesh forcat dhe ta bindesh veten per te bere diçka per ta zgjidhur kete situate.
Une mund te te sugjeroj disa gjera:
Se pari, kerko ndihme te nje mik/ mikeshe, fol hapur me te dhe shprehja atij/ asaj shqetesimin tend. Kjo mund te te lehtesoje shume.
Se dyti, edhe pse te duket e veshtire, ndaje problemin me prinderit e tu, pasi ata jane te vetmit persona qe mund te te ndihmojne. Detyra e prinderve eshte te te mbeshtesin dhe te te gjenden prane. Asnje prind nuk do te donte ta shihte femijen ne gjendje te pashprese. Cdo prind do perpiqej ta gjente mundesine te bente dicka per ta ndihmuar femijen e tij. Ndaj, te inkurajoj shume ta besh sa me heret, fol me ta, kerko ndihmen e tyre dhe jam e bindur qe do te te ndihmojne.
Se treti, nese nuk do gjesh kurajen per te folur me prinderit, kerko ndihme te nje keshillues. Mund te kontaktosh me Linjen Kombetare te Keshillimit per te marre keshillim telefonik falas ose te flasesh me nje terapist, qe mund ta gjesh te lista e eksperteve ne faqen Nukjevetem.al. Shpresoj te ndihesh me e qete pas ketij leximi, te qartesohesh dhe te veprosh sa me shpejt per ta ndihmuar veten!
Lediona