Këshilla/Blog

15.04.2019

Pershendetje!
Jam nje djal nga nje qytet i vogel i Shqiperise dhe po ju shkruaj se mbase gjej sadopak ndihme.
Jam 23 vjec dhe jetoj me prinderit.Kam studiuar dhe ndenjur per nje kohe te gjate ne Tirane por jam kthyer perseri ne vendlindje sepse nuk dua te le mamane vetem duke qene se babane nuk e kam.
Po dal te problemi.Kur kam qen rreth 6 vjec i vogel mbaj mend qe kusherira ime ka kryer marredhenie me mua, domethene aq sa mund te behej per moshen, por mua me kujtohet mire.Qe ate kohe ndjej nje neveri kur mendoj per marredheniet me femrat dhe me duken te gjitha si ajo.Kjo, sipas mendimit tim , ka cuar qe une te behem gay.Nuk kam pasur marredhenie me meshkuj sepse e kam frenuar veten deri tani sepse nuk dua te jem gay, por shoh tek djemte imazhin e asaj qe un nuk mund te jem dhe pervecse me pelqen te jem ne vendin e tyre, me duket sikur edhe me pelqen te jem me ta.Nuk kam pasur marredhenie as me femra pavarsisht se kam pasur raste por nuk kam ndjere asgje dhe nuk marre iniciative per te kryer marredhenie.
Nuk e di cfare te bej.Kam menduar dhe vetvrasjen sepse nuk eshte se sdua te jem gay se me gjykojne te tjeret, jo por nuk mundem ta pranoj veten time.Mund te behem edhe aseksual por kam shume deshire te kem familje dhe nuk e di nese do arrij te kenaq gruan time.
Faleminderit!

  1. main says:

    Pershendetje Devis,
    Te falenderojme qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne shqetesimin tend.
    Pyetja jote i eshte derguar ekspertes perkatese, dhe pergjigjja e saj do te postohet menjehere sapo te vije.
    Te kerkojme durim, dhe mos hezito te na shkruash kurdo.
    Jemi ketu per ty!
    Stafi NukJeVetem

  2. MSc. Sabina Tahsimi says:

    Përshëndetje Devis,

    Të përgëzoj për kurajon për të ndarë këtë histori kaq të vështirë për ty. Ndjenjat dhe sjelljet seksuale ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme, sidomos kur ndodhin në periudhën kur ti nuk je gati për të kuptuar aspekte të seksualitetit njerëzor. Duhet kohë për të kuptuar seksualitetin tonë dhe vendin që zë në personalitetin tonë.

    Kur këto sjellje ndodhin brenda anëtarëve të familjes, komplikimet janë edhe më të mëdha, për më tepër që tabuja e incestit është kaq e fortë në shoqërinë tonë. Historia e abuzimit dhe frika e të qenit gay janë dy cështje që u duhet dhënë hapësira e duhur për t’i trajtuar. Të qënit viktimë e një marrëdhënieje seksuale gjatë fëmijërisë, ku në mënyrë të heshtur ose jo ti nuk ke dhënë aprovimin tënd, mund të lidhet me ndjenjën e neverisë. Ti mund të jesh ndjerë i ngecur në një situatë shumë të vështirë, ku tregimi i situatës te dikush mund të ketë qenë i lidhur me ndjenja turpi dhe faji. Nga ana tjetër, ja vlen më shumë të eksplorosh atë që ke ndjerë sesa pasojat e mundshme që mund të ketë lënë te ty në jetën e mëvonshme si i rritur. Frikërat e të qenit homoseksual mund të lidhen me frikën për të qenë jashtë standarteve dhe normave që shoqëria vendos për sjelljet seksuale. Nëse homoseksualët dalin hapur, ata mund të përjashtohen nga rrethi shoqëror apo punë të caktuara. Cmimi që paguhet në cdo shoqëri për të qenë ndryshe seksualisht mund të jetë i lartë.

    Prandaj do të të nxisja që të takoje një profesionist me të cilin të eksploroje atë që ke ndjerë kur ke qenë fëmijë, (frikërat dhe frustrimet), për t’i pranuar dhe shprehur ato, sa aktive janë këto kujtime aktualisht dhe lidhen me konfuzionin apo frikërat e tua aktuale mbi marrëdhëniet seksuale si dhe mënyrën sesi do ta zhvillosh seksualitetin tënd aktualisht. Ndoshta tani si i rritur ti je gati që të përballosh disa ndjenja dhe reagime dhe të kuptosh kompleksitetin e reagimeve emocionale dhe ndjenjat konfliktuale të pazgjidhura që kjo situatë ka sjellë.

    Te uroj gjithe te mirat!

  3. djal.i.shqetesuar says:

    Pershendetje, uroj te jeni mire. Qe kur kam qene i vogel e kam kuptuar shum heret por pa e kuptuar qe me pelqente cdo gje femerore muzika kercimi urreja sportet beja biseda femrash flisja pak si femer. Por kjo gje e kam perpjekur ta ndryshoj nder vite. Kur u rrita shoket e mi nuk u shikoja dot si shoke me, madje disa kam pasur kontakt fizik. U lidha me nje vajze dhe e doja por e doja vetem shpirterisht, Madje puthesha babykiss vetem kaq dhe mezor prisja te mbaroja takimin. Nderkoh shoket e mi e enderronin ate vajze. Ajo me la dhe pa arsye por arsyen e di mire dhe nuk ju vura per shpjegim. Jo se kuptoj gje por se plotsoja. Aty ku dua te dal eshte se sot e ksaj dite un se pranoj dot fare kete ndenje nuk dua te jem i tille. un nuk dua tw jem gay. nuk mund te jem. jam rritur dhe me fe dhe me nje familje qe e adhuroj dhe kemi pasur shum probleme dhe me e pakta qe mund te ndodhi eshte te dal un gay. un nuk di te flas me nje femer ne ate menyre. ndihem shum keq per kete me eshte ulur besimi ne vetvete fare. askush se kupton sepse jam nje mjeshter i kamuflimit e kam ber qe i vogel sme shjetson me tani. Ju lutem me gjith shpirt me gjith shpirt qe kam si mund ta ndryshoj kete drreq ndjenje qe nuk esht e keqe por me lendon te jem. ju lutem me ndihmoni dhe jo vetem me nje keshille a ka ndonje mjekim a dicka sepse e kuptuar qe i vogel kte devijim dhe pranaj me lendon me teper sepse vitet kalojne.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faliminderit qe na ke shkruar.

      Per te marre pergjigje nga ekspertet e faqes, je lutemi qe pyetjen ta beni ne seksionin “Bej Pyetjen Tende” ne menyre qe te lidheni me ekspertet. Ju keni bere pyetjen tuaj si koment ne nje pyetje tjeter.
      Gjithe te mirat,
      Staf i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV