23.04.2019
Pershendetje jam nje nene e re jetoj jasht qe 4 vite dhe qe prej 7 zanis se djalit sjam ka ndina mir djalin tasht e kam 2 vite un qe prej qe kam qen 7 zane jam ba shum vese ne gjithqka kam frik te rei vet kan frik te shkoj musafir dikund ku ka gra te moshouara se kam frik mos pom bajn siher dhe kur pe kam kohen e ciklit 2 jav para se mem ardh qaj shum jam ba shum e ndjeshme por qka pom shqecon mas shumti qe sa isha e fejuar pata tradhtu burrin tim dhe tasht tan kohen pom sillet neper kry pithom vetit pse e kam ba at gabim ska qej vetem 1 her tradhti po 3 her dhe jo me personin e njejt
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje zonje!
E kuptoj sa te veshtire e ke te jetosh me ndjenjat e pendeses dhe te fajit. E kuptoj sa e veshtire e ke te rrish e qete dhe te flesh gjume me keto mendime ne koke dhe ndjenja ne zemer. Mirepo, se bashku mund ta gjejme nje menyre sesi ti mund ta ndihmosh veten. Fakti qe na ke shkruar tregon qe ke shume nevoje per ndihme dhe ndihma eshte gjithmone e mundur.
Se pari, Ti ke nje djale te vogel, i cili ka shume nevoje per perkujdesjen dhe dashurine tende. Djali yt eshte burim per ty, ndaj te sugjeroj te perqendrohesh sa me shume te mundesh te rritja dhe edukimi i tij. Kjo do te te fuqizoje, do te te jape me shume shprese dhe besim te vetja jote, si grua, si nene.
Se dyti, ti je ne kohe per te punuar me ndjenjat e veshtira qe po perjeton. Ne jete, ka momente ne te cilat marrim vendime per te cilat me vone pendohemi. Kjo per arsye te ndryshme. Mirepo, jemi gjithmone ne kohe per t’iu kthyer se kaluares dhe per te mesuar prej saj. Vetem duke e kuptuar te shkuaren, arsyet pse ke vepruar ne menyren qe veprove, do te krijosh dhimbsurine per veten tende, do e duash veten tende per ate qe je dhe do te rritesh si njeri, per te vazhduar perpara. Ne te shkuaren kemi gabuar, por sot mund te mesojme prej gabimeve dhe te behemi pranues te vetes, ta duam veten.
Se treti, te sugjeroj te flasesh me njerez te aferm te te cilet besoj vertet dhe te kerkosh ndihme nga ata. Te shprehesh, te mbeshtetesh emocionalisht, te kuptohesh. Bisedat me njerez qe na duan dhe na besojne na bejne mire dhe na ndihmojne ta shohim veten me pozitivisht.
Se katerti, perpiqu te gjesh burime te tjera, gjera qe te pelqejne t’i besh, aktivitete qe te japin kenaqesi e te mbushin me jete.
Se fundmi, nese ke nevoje te flasesh me gjate me nje psikolog, mund ta besh ne çdo moment dhe ai apo ajo do te te ndihmoje me konkretisht dhe hap pas hapi per te punuar me shqetesimet e tua dhe per t’u ndjere me mire me veten.
Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak!
Lediona, psikologe
Po dua te bisedoj me gjat me psikolog ju lutem se sjom th permirsu hiq sot tan diten vetem kam qajt spojom happy as pak me jeten teme podu me mendj vetem te ardhemn tem me djal dhe burr po spomuj tan kohen pom doket si mem fol diksh ne kok per te kaluaren
Me vjen keq qe ke qene e merzitur sot, ama te inkurajoj fort te gjesh disa pika mbeshtetjeje.
A eshte dikush me ty, aty afer teje ne keto momente? A mund te te shoqeroje dikush per nje ecje apo nje aktivitet? A mund te flasesh me dike, nje mike?
Keto mund te te ndihmojne tani per tani, derisa te gjesh nje psikolog/e per te folur me gjate dhe per te vendosur disa objektiva, qe te arrish ta perjetosh te ardhmen siç e deshiron: e lumtur, me djalin dhe bashkeshortin, siç ke shkruar me lart. Ne çdo moment, mund te konsultohesh me faqen tone dhe te zgjedhesh dike.
Kuraje!
Lediona
Pershendetje
Un jetoj ne Angli veq me djal dhe burr punoj qdo dit nga 5 or jeten ekam perfekt me burr dhe djal po tasht sdi pse pojes tu ithan vetit qdo het ti se meriton ket jet se je sjell keq sa ishe e fejuar
Pershendetje serish e dashur zonje!
E shoh sa e madhe eshte nevoja per ndihme tek ty. E shoh qe shqetesimet vazhdojne po njesoj dhe po ta marrin energjine, qe nga lindja e djalit.
Ndaj te sugjeroj ta krijosh nje mundesi konkrete per ta marre ndihmen nga nje psikolog. Nese nuk je rehat me psikologet atje prej gjuhes, por edhe per shkak te mosbesimit ndaj perkthyesve, siç thua, mund te besh seanca keshillimi online me nje nga psikologet e faqes sone, ka nga ata qe e mundesojne si sherbim.
Kur na ndodh diçka shume negative, siç te ka ndodhur ty para 5 viteve, truri e ruan kujtimin, i cili kthehet vazhdimisht e vazhdimisht pa te lene te qete. Madje, ndodh ajo qe po te ndodh ty me frymemarrjen: bllokim. Frymemarrja bllokohet dhe veshtiresohet prej ankthit, stresit dhe kur pakesohet ankthi e stresi, frymemarrja qetesohet dhe fillon te ndihesh me mire! E ke te mundur ta qetesosh frymemarrjen duke perdorur ndonje teknike qetesimi, qe funksionon per ty? Po ashtu, eshte e rendesishme te kujdesesh per shendetin tend ne kete periudhe.
Se fundmi, shih listen e eksperteve te faqes dhe mund te kontaktosh me disa per te gjetur me te pershtatshmin per ty, qe mund te te keshilloje online.
Lediona, psikologe
Dhe ktu sdua ti tregoj askujt per te kaluren ae per nje zemk mat voglen ta thojn ne ftyr veq met ba mu ndj keq a derisa tju tregojsh po te marrin met mir nuk dua
Faleminderit Lediona amundodh qe se kam nga e kalura amundodh qe e ekam nga depresion i lndnes kto dy dit sjam ndi hic mir pom doket si podu mu qmend si mem hi dikush ne Koke o zot sdi qa tbej
Mu kur mka dal viza pata qen kshtu si tasht e stresuar se u pata pendu shum per gabimet e mija edhe pse e di se sjam e vetmja femen qe ika ba ato gabime po un teper teper jam pendu dhe jam betu qe kurr njet ma nuk dot ndodh dhe tasht mbas 5 viteve mu perserit prap po kam frik qe po jes kshtu gjith me kte ves ose mos pom largohet dhe pom kthehet prap mbas ca viteve tan kohen vetem po qaj dhe per wdo problen flas me burrin po qe per kte problem smundem ja kam njs dhe te urrej veten teme dhe spokam vullnet as mu rregullu as ne punet e shpis besa dhe me djal po behem shum nervoze tkam shkru ne msn tlutem kthe pergjigjje dhe mund te flasim ne viber ose qysh ke thon ma nalet se spodi kume ba termi online une faleminderit shum
E dashur,
Keto shqetesime qe ti po perjeton sot, une mendoj se jane rezultat i shqetesimeve te akumuluara. Me ke treguar disa ngjarje stresante qe kane ndodhur gjate jetes tende. Ndodhite stresante mblidhen dhe japin shqetesime me vone. Per shembull, stresi qe ke perjetuar kur te doli viza, stresi pas lindjes, stresi pas ngjarjes qe ka ndodhur para 5 vitesh, stresi i perditshem, etj. Te gjitha keto jane pesha mbi supet e tua, qe tani po te rendojne se tepermi.
Ajo qe e ben me te rende peshen e ketyre ndodhive eshte sekreti: ngjarja per te cilen je penduar, por te cilen nuk ia tregon dot askujt, nga frika se çfare mund te ndodhe me pas.
Une e kuptoj dhe te jap te drejte qe ndihesh e frikesuar dhe ne ankth per te ardhmen. Kjo duhet te te sherbeje si sinjal se duhet filluar nga e tashmja dhe e shkuara. E ardhmja duket me e sigurt nese fuqizohesh ne te tashmen dhe per t’u fuqizuar ne te tashmen, duhet kuptuar sa me drejt e shkuara, duke punuar permes terapise.
Une e shoh qe je e vendosur per ta ndihmuar veten tende dhe kjo eshte gjeja me e mire qe mund te besh per veten ne keto momente. Per t’u keshilluar online, te lutem, komuniko me faqen nukjevetem.al dhe ata te ndihmojne duke te orientuar sakte.
Mbetemi ne kontakt!
Dite te mbare sot!
Lediona
Ne rregull faleminderit shum
Tasht jam thellu shum ne at mendim te se shkuares nese veq fyti me dhemb mendoj qe e kom nga e shkura un krejt qka podu eshte me largu mos me mendu po provoj me mendj tashmwn dhe te ardhemen po sikhr pom fol dikush ne kok dhe pom thot smund ta besh se je e keqe se meriton me pas nje njet te mir jam ka ndina teper e pa vullnet per jet qdo dit veq po kaj spodi qka me ba as spom terhjek mu vesh mu rregullu qdo dit poja marr vetit mashum inati
Pershendetje e dashur,
Te falenderojme qe na shkruan dhe na beson.
Te lutem, na jep ti kontaktet e tua, dhe me pas ekspertja do t’ju kontaktoje.
Kontaktet tuaja nuk do te behen publike, por do i jepen direkt ekspertes.
Faleminderit dhe gjithe te mirat,
Stafi Nuk Je Vetem
Ameti shkru ktu kontaktet emia mfal apo
Pershendetje,
Po, te lutem.
Gjithe te mirat,
Stafi Nuk Je Vetem
Ok qe nr e tel me thurr ne viber dhe mos e posto ktu pstaj let mbetet privat tlutem
Pershendetje zonje,
Numri i kaloi ekspertes.
Ajo ju kontakton per te lene me tej sebashku seancat.
Gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Tlutna mos ma posto nr ktu tlutnaaaa veq mundesh men thirr viber deri para ores 5 se tani jam ne pun ok faleminderit shum
Numri nuk eshte postuar ketu, pa merak. Do ja transmetoj ekspertes kete gje.
Gjithe te mirat,
Stafi
Ok e pres kem thirr faleminderit shum
Pershendetje serish,
Ekspertja e ka te pamundur t’ju kontaktoje se nuk dilni si kontakt ne viber.
Nuk e di nese ka ndonje problem me numrin apo dicka, por nuk arrin te lidhet.
Gjithe te mirat,
Stafi
Une nr mir jav jepa vetem kqyr qysh duhet me regjistru per Angli prej arjehit un nr mir jav kom jep
Mirmengjesi deri sa tme thirrni tel poju shkruaj prap se sot
Pershendetje e dashur zonje!
E shoh qe gjendja vazhdon te behet me e veshtire per ty, prandaj eshte e nevojshme te te pyes nese ke bere ndonje ndryshim sado te vogel ne rutinen tende per t’u ndjere pak me mire (mund t’u referohesh mesazheve te meparshme qe kemi shkembyer).
Megjithate, shoh qe ke nevoje per me shume se kaq. Kam nevoje te di se çfare mendon se mund te ndodhe nese bisedon me bashkeshortin. Çfare mund t’i thuash, si mendon se do reagoje nese ti i thua diçka? E di qe mund te jete teper e veshtire ta mendosh ose ta parashikosh, por duke e njohur bashkeshortin tend, vetem ti mund ta paramendosh sesi mund te reagoje ai nese beni nje bisede.
Une e ndiej presionin e madh psikologjik qe po mban mbi vete, e kuptoj edhe qe nuk eshte e lehte per ta hequr nga supet kete peshe, por mendo se kjo qe ka ndodhur para 5 vitesh ka mbaruar, ti je me bashkeshortin tend tani, ti mund te jetosh ne te tashmen.
Nese te ndihmon, te lutem, kerko per ndonje teknike frymemarrjeje qe mund te te ndihmoje ose nje teknike aternative relaksimi qe funksionon per ty. Ka shume video ndihmuese ne te gjitha gjuhet qe te udhezojne sesi e relaksohesh ne mendje e ne trup. E shoh te nevojshme te fitosh njefare kontrolli mbi trupin dhe te ndihesh edhe fizikisht me mire.
Perpiqu te provosh nje aktivitet relaksues ose fizik, nese e ke te mundur deri ne vendosjen e nje kontakti per fillim keshillimi.
Te pershendes perzemersisht,
Lediona
Pershendetje jam tuju prit qe 1 jav qe pom
Merrni ne tel dhe kurgjo a spokeni koh apo spoju ban nr spom ktheni ma pergjigjje
Pershendetje e dashur,
Ne te jemi pergjigjur gjithmone, edhe gjithashtu ekspertja eshte munduar te vihet ne kontakt me ju dhe e ka patur te pamundur. Nese keni ndonje forme tjeter per tu vene ne kontakt me eksperten, pervec viber, qe nuk po mundet, na informoni.
Nderkohe mund te na shkruani per cdo gje.
Gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Faleminderit shum po nje dit po jom me mir nje dit jo un kur pe shoh burrin tim po thom oh zot sa shum um don ky sa ka vujt 5 vite sa kam ndejt e fejuar tu munu mem marr edhe pse sme ka thuer shum tel ska ardh shum ne ks ok para kti e din qe ekam pas nje te dashur ama nese i tregoj qe un e fejuar kam tradhtu jo me 1 person po me 3 njani eshte ai ish i dashuri im tani 2 tjert oh Allah spodu as me mendu as me fol per ket tem se pom ndalet fryma pokam problem me frymemarre kam qen tek mjeku mtha je e pstert ne gjoks un qdo her pi foli vetit po thom qe kan qen e fejuar kam gabu kam qen e re skam mendu ma larg ndoshta edhe nat koh veq ekam simaltizu burrin tim ktu kur kam ardh kam fillu me dasht edhe tani kur shoh kta qka ban per mue ktu e mthot qe krejt pom thojn sa nusen e bukur un tdu ty e qeshtu fjal tmira kur um fol mu ma kput shpirtin thom oh zot po pse bre skam menu ateher per kta per te ardhemen tem kur e shoh djalin thom nese mashtron shejtani e i tregoj burrit tem a din qe shkatrrohna un ky dhe djali dhe s familja jem ma sem don jam 100% e sigurt po marr frym me fund dhe liroj me goj pom doket po ndina ma mir tani pithom vetit qe 5 vite jam me kta jam tu sjell shum mir kam ba djalin kem plane tmira per jet pse me kujtu tkalumen tani apet me vjen nje mendim ne kok sikur me thot dikush ti si meriton kte jet kte burr ti sje emir ke tradhtu e di qe sjam e vetmja se ka femena tmartum e nana qe tradhtojn e se vrajn mendjen per kta po kaj her pothom mos ekam edhe nga depresion mbas lindjes spodi as vet qfar kom po muj mejav dhan emin e fb ama mos e postoni faleminderit shum
Un edhe me juve kur po shkruaj li ndina shum ne marre a thua qe psikolog kamme ndihumu un tan kohen sk frik me kam si mendoj me kan e limtur ose kurpe mendoj me ba edhe nje bebe pom kam frik qe masi te boj beben tjeter kamem kap apet ky vesi dhe kame mbet e vetme pot pys ty personalisht tishe ndodh ti ne gjendjen tem si kishe vepru un njoj plot femena ks qe mundodh kunati ika nguc edhe nuk jav ndin rrin te qeta me burr me fmi ndoshta per ato 5 vite edhe burri im sme ka prit veq mu sdi pothom jam ba budall kryt si tpit pom rrin po harroj mu mirr ede me djal qaqe qejam ba si budallic
Ok prej sotit kame provu mej than vetit sesht tu ndodh ma ka mbaru para 5 vjtev sja vlen me shkatruu familjen e kam prej ankthit mbas lindjes se kam ler kta kshtu do provoj mej fol vetit se ndoshta e kam edhe prej depresion mbas lindjes se mbrem mu halit djaljt dhe shum pak se kurr ika ba 2 vite e gjys kurr se rrehi teper e du jeten e dha per ta edhe pak u halit krejt 1 pik jakam prek doren kur ky ka flej un kam qajt 2 or me tha burri pse po qan thash se ai tan kohen me puth e un ja rreha pak doren tha sje mir ti ke nevoj per psikolog se prej qe je kon 7 zan veq po qan nuk shkon java pa qajt 3 her tasht spokam as shoqe me dal qdo dit e njojt normal qe rrin mendjmet menj vend dhe mas shumti pom ndimon frymearrja dhe namazi pom qecon shum un jam muslimane
E dashur zonje!
Une ndiej qe intensiteti me i madh emocional ne mesazhin e fundit qe me ke derguar eshte te kjo fjali: “nese i tregoj qe un e fejuar kam tradhtu jo me 1 person po me 3 njani eshte ai ish i dashuri im tani 2 tjert oh Allah spodu as me mendu as me fol per ket tem se pom ndalet fryma pokam problem me frymemarre”.
Ky intensitet kaq i larte emocional (faj, turp, tmerr) qe ti po ndien dhe qe shoqerohet me marrje fryme sa here mendon per burrat me te cilet ke pasur marredhenie kur ke qene e fejuar dhe thirrja e Allahut per t’i mbajtur sa me larg mendimet negative me perforcon mendimin se duhet te shkojme pikerisht te ai moment. Duhet te flasim per ato gjera qe po perpiqesh te shmangesh me çdo kusht. Si ishte jeta jote ne ato 5 vite? Çfare po ndodhte? Çfare te shtyu per te takuar burra te ndryshem gjate kohes qe ishe e fejuar? Si ndiheshe ne ate periudhe? Pra, une mendoj se duhet te me tregosh se si ishte marredhenia me ta, si ndodhen gjerat.
Shpesh, veshtiresi te kesaj natyre kane origjine me te hershme. Per shembull, si ke mesuar ta perballosh largesine/ distancen nga personat e dashur? Si ke reaguar kur je larguar nga shtepia e prinderve te tu? Si eshte marredhenia jote me nenen dhe babain tend? Si ka reaguar nena jote kur eshte perballur me veshtiresi ne jete? Keto jane disa çeshtje qe percaktojne menyren sesi ne gatuhemi ne jete dhe sjelljet, mendimet e ndjenjat tona kur rritemi.
Nga ana tjeter, e kuptoj me se miri se te flasesh hapur me bashkeshortin per nje teme kaq delikate do te thote te marresh parasysh te gjitha pasojat. Me vjen keq qe duhet te perballesh perdite me kete konflikt kaq te madh: nga njera ane, eshte bashkeshorti qe do dhe jeta e ngrohte familjare qe keni ndertuar me kaq mundim, nga ana tjeter, eshte nevoja per te rrefyer te verteten dhe kjo eshte gjeja me çliruese (edhe pse, nuk ndihesh gati ta besh dhe mendon se do humbasesh gjithçka ke). Gjithsesi, une besoj se njefare lehtesimi po e ndien edhe duke folur me ne, gjate kesaj kohe.
E kuptoj, megjithate, qe e ke pak te veshtire te flasesh, madje edhe me mua. Eshte e natyrshme, e mirekuptoj ngurrimin tend, turpin, sikletin – e rendesishme eshte qe te dish se gjithçka qe do te thuash dhe gjithçka qe mund te kesh bere eshte njerezore dhe une do ta mirekuptoj.
Adresen mund ta lesh te admin i faqes dhe do gjejme nje menyre komunikimi.
Perzemerisht,
Lediona