Këshilla/Blog

02.05.2019

Pershendetje jam 14 vjec te gjith me shajn me urrejn pa arsye dhe kjo me pengon qe te mesoh ne shkoll po mendoj qe te iki nga kjo bote

  1. MSc. Lorenc Barjami - Psikolog klinik says:

    Përshëndetje,
    Falenderit që ndatë shqetësimin tuaj me ne.
    Në radhë të parë për të kuptuar më shumë për gjëndjen tuaj dua tju bëj disa pyetje :

    1-Sa kohë keni që jeni duke u ndjerë kështu?
    2-Kur ju thoni të gjithë më shajnë , çfarë doni të thoni ?( Kush jane ‘te gjithe’?) .
    3-Kur përmendi sa më shajnë pa arsye , A mund të flisni pak më tepër për këtë?
    4-Sa kohë keni që mendoni për tu larguar nga kjo botë ?
    5–A keni tentuar për të lënduar veten ndonjëherë?

    Ajo që kuptoj është që ju jeni duke përjetur një gjëndje depresive , e cila duhet vlersuar dhe trajtuar me delikatesë .Ju bëj me dije se bullizmi është i ndaluar dhe ka masa shumë të forta disiplinore për eleminimin e plotë tij .

    Ju këshilloj të të bisedoni me mësuesen kujdestare, ,personat e dashur dhe besueshëm, si edhe të punoni me psikologen për trajtimin e gjëndjes suaj .

    Gjithashtu,

    Përpiquni të kuptoni se gjëndja juaj do të përmisohet vetëm pasi ju të veproni dhe të bëni dicka për veten tuaj .Të bësh diçka për veten do të thotë jo të” lëndosh veten” por ta menosh si ta mbrosh dhe bësh atë të ndihet vetvetja e lirë dhe e qetë .Ashtu sikurse përmenda hapi i parë është raportimi i problemit në shkollë tek psikologu/psikologja e cila sigurisht do të punoj me ju dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë aktorët e shkollës për të zgjidhur problemin tuaj.

    Nga ana tjetër,

    Përpiquni të kuptoni se jeta është shumë e shtrenjtë ,vjen vetëm njëherë duhet parë si bekim dhe jetuar pozitivisht,përtej problemeve apo sfidave që do të kemi .
    Mos haroni që cdo njeri ka potenciale shumë positive të cilat duhet ti vlersoj tek vetja dhe duhet të jetë mirënjohës për të .Përpiquni sa më shumë ta doni veten duke e vlersuar atë cdo ditë.
    Përpiquni te kuptoni se sa i vlefshem jeni për familjarët tuaj.

    Fakti që ju kërkoni ndihmë tregon që ju e doni veten tuaj dhe sapo keni bërë hapin më kryesor të të zgjidhurit të problemit tuaj .

    Faleminderit paraprakisht dhe jam ne pritje te pergjigjes suaj,
    MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV