18.05.2019
Kam shume deshire te vdes nk kam deshire fare te jetoj , nuk e duroj dot jeten.
Jam shum xheloze per gjene edhe me te vogel .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur!
E kuptoj sesi ndihesh dhe qe gjerat per ty mund te jene bere shume te veshtira, por dua te sigurohem qe ke dike aty afer. Me ke mund te flasesh ne kete moment? Eshte dikush prane teje qe mund te te ndihmoje tani?
Nese ke dike, te lutem kontaktoje sa me pare ose ulu dhe bisedo e shprehja ato qe ndien.
Me trego çfare ka ndodhur, qe te te ndihmojme sa me pare. Ke gjithe mundesine te marresh ndihmen qe te nevojitet per te dale nga kjo gjendje e veshtire dhe per t’u ndjere pak me mire.
Nese nuk eshte dikush prane teje, te lutem, flit me nje nga psikologet e faqes sa me shpejt te mundesh.
Ne jemi ketu per ty, ne çdo kohe!
Perzemersisht,
Lediona
Sa do te doja por te gjithe njerezit e dashur me braktisin ne castet me te veshtira te jete sime .
E din cfare me ben te mendoj te vras veten ,se njerezit me te dashur nuk besojne .
Me shetqeson edhe fakti qe babi nk do tja dije per mua as per nene time qe eshte e semur , edhe ne qofte se do i kerkoj ndonje gje nk ma jep me dashuri po qe ndihet i detyruar nga vetja .
Pershendetje e dashur!
E kuptoj qe ndonjehere njerezit e familjes nuk jane aty per te ndihmuar, sepse nuk munden per arsye nga me te ndryshmet (e kaluara e tyre, por edhe veshtiresite ne te tashmen).
Me thuaj per çfare nuk te besojne ata? Per çfare ke nevoje te te besojne? Çfare te ka ndodhur qe te ka merzitur shume? Kur ka ndodhur dhe a ke kerkuar ndihme mempare?
E kuptoj qe me babin marredhenia eshte jo e mire, po me mamin si eshte? A mund te flasesh me te per gjerat e tua? Apo edhe ajo ka nevoje per ndihme? Ke shkruar qe eshte semure, çfare shqetesimi ka?
Kur ne vuajme, personat e familjes jane te paret qe duhet te ndihmojne, por kur ata nuk munden, duhet kerkuar ndihme diku tjeter. Ke vella ose moter? Nje kusheri ose kusherire? Nje person me te rritur (teze, halle, daje, xhaxha, nje te aferm tjeter?) me te cilet ndihesh pak me afer dhe me te cilet mund te bisedosh per gjendjen tende? Ata qe te duan, deshirojne qe ti te jesh mire, duan me te miren per ty dhe them se do ta gjejne nje menyre per te te mbeshtetur. A ke provuar te flasesh me nje mesues/e? Apo me psikologun/en e shkolles?
Une besoj se eshte dikush i rritur te cilit ose se ciles mund t’i besosh ne keto momente te veshtira, kur ndjen se askush ne familje nuk te mbeshtet. Nese familja nuk eshte, duhet gjetur dikush tjeter jashte saj.
Jam e bindur se do e ndash shqetesimin me dike qe e do dhe e beson fort dhe ai ose ajo do te te orientoje ne menyren e duhur. Nese nuk e gjen shpejt ate person, na shkruaj serish dhe ne do te te mbeshtesim aq sa te mundemi, duke te referuar edhe per ndihme me konkrete.
Perzemersisht,
Lediona