01.06.2019
Mirembrema. Jam shume keq dhe e perhumbur. Kam pasur shum probleme nje jeten time dhe vazhdoj ti kem aq sa me kan lodhur edhe fizikisht. Mengjeset e mija jan te tmerrshme plot merzi tpa kuptimt. Dmth mengjeset jane plot merzi per mua saqe as gjerat qe me bejn te lumtur ne kushte normale, ne mengjes nuk me bejn pershtypje. Ky depresion i mengjesit vazhdon gjith diten por me fort me godet sapo hap syt ne mengjes, pastaj nga mbremja sikur permiresohet pak per tu kthyer prap mengjesin e ardhshem. Une cdo nat mbyll syte me shpresen te mos zgjohem me kurre sepse zgjimi im nenkupton “vuajtje dhe merzi”. Se cka po ndodh me mua une nuk e di. Une nuk di cfar do te thot te jesh e lumtur. Por perkunder gjith ktij horrorri prap thelle ne shpirt do te doja te isha e lumtur por kam humbur krejt shpresat. Dua te vdes dhe kaq. Kjo eshte tortur per mua. Nese kjo ka sherim ju lutem me tregoni a sherohet sepse nese nuk ka sherim une nuk mundem me keshtu. Jam Cdo moment e merzitur. Asgje sme ben te lumtur. Qka me shqetson me shume eshte se edhe kur nuk kam dhe aq probleme kjo gjendje eshte konstante dhe e pashmangshme. Eshte bere pjese e imja. E di qe vuajtjet me kan sjelle ne kete dite por une dua te sherohem, thelle ne shpirt dua te sherohem por me ka humb shpresat, a me kupton? A ka njeri ne kete bote qe me kupton. Kam tentuar te flas me motren. Ajo me don shume por NUK me kupton dhe me thot se do tme kaloj dhe do behet mire. Me shpresen se letra ime i shkon ndonje psikiater apo psikolog te ndaj pak kohe per mua do e vleresoja shume. Kerkoj falje nese ju pengova. Ju pershendes
P.s Harrova te permend natyren e problemeve. Ne femijeri kam qene kryesisht e lumtur por nga adoleshenca deri sot kam perjetuar nje sere problemesh. Duke filluar nga ankthi ne shkolle per te marr nota te larta saqe qaja me ore te tera nese merrja note me te ulet. Kam vuajtur shume ne gjimnaz per keto gjera. Pastaj kam humbur babin para 3 vitesh dhe ka renduar gjendjen time. Nje shoqe imja ka bere vetvrasje sa kam qene ne gjimnaz dhe ende e pyes veten” qka nese do kisha biseduar me te nuk do e bente, qka nese ashtu? Qka nese keshtu? Duke fajsuar veten time edhe sot e kesaj dite sepse mendoj se nga ndonje mosveprim i imi ajo sot nuk eshte me. Them sikur ta thirrja ne telefon ajo nuk do e bente etj etj. Problemi tjeter nuk gjej pune dhe po ndihem e pavlere ne shtepi. As nuk jam ne lidhje me askend dhe nuk po shoh shpresa. thjesht nuk po shoh nje te ardhme per mua andaj dhe po mendoj nganjeher qe une thjesht s’ja vlej te jetoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Viola,
Te falenderoj per kurajon te na shkruash dhe te ndash me ne se si ndihesh. Duket qe ke reflektuar shume mbi jeten tende dhe mbi veten dhe kjo eshte e rendesishme. E kuptoj qe ndihesh vetem ne kete gjendje, prandaj mundohu te kerkosh ndihme dhe mbeshtetje nga njerezit e tjere rreth teje.
Nese mund t’i pergjigjesh pyetjeve te meposhtme, do me ndihmoje te kuptoj pak me mire situaten tende. Sa kohe ke me kete vuajtje? Cila eshte natyra e problemeve qe kane nisur ne adoleshence? Ke bere perpjekje per te marre ndihme? Cfare aktivitetesh mund te te bejne te ndihesh me mire, qofte edhe momentalisht?
Me cfare kuptoj pret shume nga vetja, si me rezultatet ne shkolle, ndoshta edhe tani qe ndihesh keshtu. E fajeson veten qe nuk ke bere mjaftueshem, qe ndoshta mund ta kishe shpetuar shoqen nga vetevrasja, besoj se kjo eshte nje menyre per te perballuar humbjen e saj dhe dhimbjen qe kjo te ka shkaktuar. Ke perjetuar edhe humbjen e babait dhe mund ta imagjinoj qe dhimbja qe po perjeton eshte e madhe.
Mendoj se psikoterapia ose këshillimi me psikolog do te te ndihmonte shume. Nese ke mundesi ta ndjekesh, do te ta sugjeroja fort. Mundohu te flasesh me njerezit e dashur per ndjenjat dhe mendimet e tua dhe te kerkosh ndihme kur ke nevoje.
Ne pritje te pergjigjes tende, uroj te ndihesh me mire se shpejti!