Këshilla/Blog

23.06.2019

Ju lutem te me jepni disa keshilla se si mund ti largoj mendimet negative? Thuaj se tash e 4 vite vuaj nga ky ankth nga kto mendime sdi si tja dal? Kam qen shum njeri pozitiv shum e dashtun shum e lumtur e shoqnushme qe 4 vite jam bo komplet tjeter njeri jam mbyll ne vetvete cdo gje me duket jo interesant e shof jeten bardh e zi i kam te gjitha kushtet kam jeten e more kam punen e mire kam burrin dhe nje djal si drita🙏 as gje nuk me mungon! Vetem se kam cdo her mendime se do vdes, tani bej panik the nga paniku kaloj ne emergency dhe atje kur shkoj cdo her me thon se jom shum e shendetshme nuk kom kur nje far lloj problemi shendetesor, pasi e linda djalin kam qen mire po tash e nje vit me eshte kthyer prap vuaj shum nga keto mendime kam shum frik une e di as vet arsyen PSE??? Nje her me ka ardh nje mendim qe me ka ledu teper shume kam pas mendimin se po tutna po i bej dicka djalit ? Kam qare ter diten ate dit desh zemra me doli nga vendi edija se nuk do bej as nuk do reagoj asgje po thjesht mendimi me shqetesoi shume saqe nga frika kam kaluar ne emergency!! Po sot e asaj dite ka po thuaj se (3 muaj ) ende e kam at friken se mos do me kthehet prap ai mendim!!!! Tani kaloj ne panik fhe nga paniku nuk mund te dal me dite te tera! Me falni se e zgjata shum po me besoni se shum jam ne hall dua te mar disa keshilla nga ju ,, falenderit zotit qe egzistojn njerez si ju 🙏 qe te na jepni edhe neve sado pak drite😢😢

  1. MSc. Lediona Braho says:

    Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që na ke shkruajtur për të marrë këshilla!
    E shoh që e ke shumë të nevojshme në këtë periudhë. Kurajë!
    E vërteta është se shumë njerëz mund të kenë mendime negative, ankth dhe të përjetojnë gjendje paniku. E rëndësishme është të kërkosh ndihmë, siç ke bërë edhe ti.
    Më vjen mirë që gjendja jote shëndetësore është e mirë dhe që nuk ke probleme shëndetësore. Në raste të tilla, kuptojmë se shqetësimet janë me natyrë psikologjike dhe që duhen adresuar së bashku me një psikolog. Kjo nuk do të thotë që nuk janë serioze, por të paktën, të siguron që gjendja shëndetësore është e mirë.
    Momentalisht, të inkurajoj fort që të mbështetesh te njerëzit e tu më të dashur: te bashkëshorti, te djali, te familjarë apo të afërm të tjerë. Kërko ndihmë dhe mbështetje nga ata, fol me ta, në mënyrë që të mos e mbash shqetësimin përbrenda. Uroj që të gjesh mirëkuptimin e nevojshëm për ta përballuar më mirë situatën.
    Ndërkohë, kam nevojë të di më tepër: mban mend çfarë ka ndodhur para 4 vitesh? Deri atëherë, si ishte jeta jote? Po atë periudhë, çfarë ndryshoi? Këto 4 vjet, a ke bërë përpjekje për ta përmirësuar gjendje? A ka pasur momente kur je ndjerë mirë, pa shqetësime (këto 4 vjet)? Të inkurajoj të na shkruash sërish.
    E ke ti vetë në dorë ta ndihmosh veten tënde, me familjarët e tu dhe ke gjithë ndihmën dhe mbështetjen tonë në këtë proces.
    Përzemërisht,
    Lediona

  2. Artan says:

    Ju lutem kush mundet mem dhan naj kontakt me kontaktu me bisedu me dikan qe esht ne lete gjendje te mjerushme ju lutem kush mundesi ju pershendes dhe zoti na ndihmoft

    1. Ismaili says:

      Lajmrom mu zojn se ekam pas edhe hala munon

  3. ismia says:

    a mtregon digush ai ka si un mendime negative gjithmon punon medja vet ki mu mit ki me kci pi ballkoni cesi mendime a mtregon dikush ai ka kto mendime se lujta mensh nga frika se po ndodh pernime

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV