Ferrari 15.08.2019
Pershendetje doktoresha! Jam nje djal qe iu kam shkruar disa here per nje problem.Une edhe e fejuara ime kemi 2-vite bashke po nuk po mundemi te realizojme marrdhenien e pare edhe mbas shume perpjekjesh duke pare parasysh keshillat tuaja apo edhe menyra te tjera qe mundohemi ti shfrytezojme per te realizuar kete gjë.Une jam 26 vjec edhe e fejuara eshte 24-vjeç. Para dy javesh ishim tek nje gjinekologe ne Tirane edhe tha qe vajza me sa shoh une nuk ka problem anatomik apo himen elastik por thjesht ka frike. Nuk mund tiu ndihmoj me teper tha sepse tashme eshte nje problem psikologjik. Ne i kemi marre parasysh keshillat tuaja por nuk na kane dhene rezultat si per paralojen ,relaksimin etj etj. Por prap vajza ka shume dhimbje nese tentoj te leviz pak me shume edhe qan edhe stresohet. E kemi provuar me ndonje gote vere qe te krijojme nje cike idene e romances, kemi provuar valium,librian por asnje rezultat .Jemi te dy shume te stresuar edhe nuk po mundemi më.Po na shkaterron psikologjiksht ky problem. Ju lutem nese mundeni te me jepni nje zgjidhje me reale nese ka zgjidhje sepse e kemi humbur shpresen per kete gje.E fejuara nuk e merr me guximin te pyesi sepse i ka humbur shpresat.Thote qe nuk mundem më, nuk di çfare te bej. ju lutem me jepni nje zgjidhje. Ju faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje. Te falenderoj per pyetjen. E lexova me kujdes pershkrimin e problemit por besoj se lidhur me kete shqetesim qe ngre duhet te shkruaje vete vajza dhe te komunikoje ajo se cfare shqetesimi ndjen ose çfare ankthi ka. Problemi mund te jete shume me kompleks se cduket ose edhe fare I thjeshte nga ana tjetër (ne formen e nje pengese psikologjike). Megjithate, duke e vleresuar angazhimin tend dhe pa ia ulur vleren xhestit, mendoj se partnerja mund te adresohet me email te kjo faqe ose te perdure variantin chat-online po ne kete faqe dhe te flase me një psikolog ne kohe reale. Ndoshta ajo ka nevoje te flase per diçka pa pranine tende. Nganjehere kjo menyre mundeson me te mirën. Mos nguro te vazhdojme komunikimin nese keni ju dicka nga ana juaj që doni ta shprehni. Gjithë te mirat.
Pershendetje. Me vjen thellesisht keq qe ndodheni perseri ne te njejten situate. Ju duhet urgjentisht ndihma e nje psiko-seksologu, duhet te shkoni te dy dhe te mundoheni ta kaloni sebashku. Derisa nuk ka shkak anatomik qe pengon mardhenien, ngelet ai funksional psikologjik. Mos hezitoni te shkoni, nuk jeni ju te vetmit, por eshte gje qe rregullohet. Sa me shume kohe te kaloje, aq me e veshtire do behet.