Këshilla/Blog

Mari 19.08.2019

Pershendetje ! Jam 1 vajze 21 vjec para 2 muajesh kam lindur pasi dola nga spitali cdo darke me kapte nje merzitje vetem qaja ndihesha vetem sikur nuk me donte njeri , kjo vazhdoj per rreth 2 jave . Pas 2 javesh ne telefonin e bashkeshortit gjej disa sms qe me shqetesuan shume dhe qe nga ajo dite deri me sot jam shume e merzitur dyshoj per cdo gje merzitem , qaj theksoj para lindjes kam qen shume e qete . Tani zihem shume shpesh me bashkeshortin ngrihem naten dua ti shikoj telefonin kudo qe ai vete mendoj mos po me ben dicka mendoj mos nuk me do dhe sinqerisht jam shume e merzitur per kte situat cfare duhet te bej . Ju faleminderit

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur,

    E kuptoj qe je e merzitur, por le te shohim se bashku sesi mund ta zgjidhesh situaten.

    Se pari, urime per bebin dhe ta kesh me jete! Mendoj qe ai/ ajo ka shume nevoje per ty ne kete periudhe kaq te rendesishme te jetes. Ndaj dhe ti duhet te jesh e qete qe t’i perkushtohesh rutines se re. Uroj te gjesh sa me shume vullnet dhe deshire brenda vetes per ta bere kete, qe muajt dhe vitet e pare te jetes se femijes te mbushen me dashuri dhe perkujdesje.

    Une e shoh, nga kjo qe ke shkruar, qe ne kete periudhe po perjeton veshtiresi qe mund ta pengojne perkujdesjen. Me vjen keq per kete, por te mbeshtes fort duke te thene serish: Ka zgjidhje!

    E para dhe me e rendesishmja eshte gjendja jote emocionale apo humori yt. Shume nena te reja, menjehere pas lindjes, mund te perjetojne ndryshime hormonale te medha, qe shpien ne luhatje emocionale. Njesoj, edhe ti ke perjetuar merzitje dhe ke ndjere sikur askush nuk te kupton. Ke folur me dike per kete? A ke kerkuar mbeshteje, ndihme, keshilla? Nese po, a ndjen se njerezit qe iu ke kerkuar ndihme, kane mundur te te ndihmojne sadopak? Nese jo, kujt tjeter mund t’i kerkosh ndihme? Kush mund te te gjendet prane ne kete periudhe delikate, ku te duhet te perballesh me shume detyra te reja, qe memesia i kerkon?

    Te ftoj te reflektosh per nevojen shume te madhe qe mund te kesh tani per te folur me njerez qe te kuptojne: te afert/ familjare, por edhe profesioniste (nje mjek apo psikolog). Duke folur per gjendjen qe po kalon, te ndihmon qe te shprehesh dhe t’u tregosh te tjereve sesi ndihesh. Duke te degjuar, te tjeret mund te ofrohen per te te ndihmuar.

    Persa i perket marredhenies me bashkeshortin, e shoh qe eshte tronditur besimi yt. Me vjen keq qe kjo ka ndodhur pikerisht ne kete moment, kur ti ke shume nevoje per ndihme nga ai. Megjithate, sugjeroj qe as kete dyshim apo shqetesim, te mos e mbash perbrenda, por te flasesh. Perpiqu te gjesh nje moment te pershtatshem per te folur me bashkeshortin, kerkoji te te ndihmoje me bebin, ndani pergjegjesite prinderore, bashkoni forcat. Eshte teper e rendesishme sidomos per foshnjen qe marredhenia juaj te jete pozitive, qe ju te keni kominikim dhe te ndani ngarkesen ne shtepi me njeri-tjetrin.

    Gjithashtu, te inkurajoj qe te flasesh hapur me te dhe t’i thuash qe je ne dijeni te mesazheve dhe de po dyshon per sjelljen e tij. Kerkoji te te tregoje si eshte puna dhe jepi mundesi vetes ta degjosh deri ne fund. E di qe mund te jete e veshtire per ty, por mundohu ta besh per femijen tuaj dhe per ju te dy. E verteta duhet te thuhet mes partnereve, sado e veshtire te jete per t’u artikuluar apo pranuar.

    Nese ai te siguron qe te do dhe se nuk duhet te dyshosh per asgje, kerko ndihme dhe mbeshtetje emocionale nga ai. Qendroni me shume kohe bashke dhe beni ndonje aktivitet se bashku. Kushtojini kohe njeri tjetrit dhe diskutojini gjerat.

    Shpresoj qe kjo bisede te behet ne kohe dhe te shkoje drejt sheshimit te konfliktit mes jush. Jam e interesuar te di rreth situates ne vazhdim, ndaj mos ngurro te na shkruash. Jemi ketu kurdohere!

    Perzemersisht,

    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV